SHBA, dy dorëheqje nga qeveria

Në pak se 3 orë, Presidenti amerikan Barack Obama njoftoi dy largime nga administrata e tij. Fillimisht pranoi dorëheqjen e Sekretarit të Departamentit për Çështjet e Veteranëve, Eric Shinseki, pasi një hetim qeveritar konfirmoi probleme të thella në sistemin e kujdesit shëndetësor për veteranët.

“Duke iu referuar fakteve, që di tani, kërkoj ndjesë si kreu i Çështjeve të Veteraneve. I kërkoj ndjese njerëzve për të cilët u kujdesa më shumë, veteraneve të këtij vendi të madh, familjeve te tyre, njerëzve më të dashur, për të cilët kam qenë i nderuar që u kam shërbyer”, Eric Shinseki.

Presidenti Obama kishte qenë nën një presion gjithnjë e më në rritje për ta shkarkuar heroin e dekoruar të luftës, pas skandalit për vonesat në shërbimin shëndetësor për mijëra veteranë.

Pas tij presidenti amerikan, Barack Obama bëri publike dhe për dorëheqjen e papritur të Sekretarit për Shtypin të Shtëpisë së Bardhe, Jay Carney. Detyrën do ta marrë zv/sekretari për shtypin, Josh Earnest.

Obama vlerësoi Carney për “zemrën e tij të mirë” dhe “temperamentin”, prej kohës që ai mori detyrën në vitin 2011, pas Robert Gibs.

“Do t’më mungojë shumë- tha Obama”. 49 vjeçari Carney, gojëkyçur për planet e ardhshme ka vendosur të kalojë më shumë kohë me familjen dhe fëmijët e tij. Me zërin e emocionuar Carney që do të qëndrojë në detyrë deri në mes të qershorit tha:

“Nuk është gjithçka e bukur, mund të kishte qenë edhe më mire. Por të jesh pjesë është një nder dhe kënaqësi për mua”.

Carney, ish korrespondenti i revistës “Times” është i martuar me gazetaren e ABC, Claire Shipman dhe kane dy fëmijë; Hugon dhe Delan.

Lajme të ngjashme

Back to top button