MMPT: Përgjegjësit e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës shëtisin të lirë (VIDEO)

Sot bëhen njëmbëdhjetë muaj nga tragjedia e djegies së spitalit modular në Tetovë. Rasti nuk e epilog ende dhe nuk është dënuar askush deri më tani. Për këtë, reagoi sot nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”, kërkojnë nga organet e drejtësisë rasti të zbardhet sa më shpejtë, shkruan Portalb.mk.

Nisma “Më mirë për Tetovën”, kërkojnë që fajtorët të marrin dënimin sa më shpejtë, theksojnë se ky aktivitet nuk realizohet në suazë të fushatës parazgjedhore por kërkojnë përgjegjësi siç kanë kërkuar edhe më heret për të njëjtin.

“Në njërën anë organet e drejtësisë lëshojnë raporte të cilat janë në kundërshtim me deklaratat e dëshmitarëve, kurse në anën tjetër organet, ata blejnë kohë duke e stërzgjatur procesin për gati një vit. Në ndërkohë përgjegjësit e kësaj tragjedie lëvizin lirshëm në ,mesin tonë. Kjo lëndë nuk duhet të lihet në harresë dhe të mbetet në sirtarët e prokurorisë dhe gjyqësorit si shumë raste tjera”, tha Elmedina Abdullai.

Nga kjo organizatë qytetare kërkojnë depolitizim të prokurorisë dhe gjykatave si dhe t’i thuhet jo kulturës së pandëshkundshmërisë.

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave fizik dhe një personi juridik për rastin e djegies së spitalit.

Raportohet që bëhet fjalë për ish-drejtorin e spitalit, drejtori i shëndetësisë, udhëheqësi i qendrës për kovid, dhe Spitali i Tetovës si subjekt juridik, por zyrtarisht nuk konfirmojnë emrat.

Dy të parët akuzohen në bazë të nenit 292, në lidhje me nenin 288 nga Kodi Penal për – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

I akuzuari i tretë për veprën penale Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit penal.

Personi juridik akuzohet për veprën penale- Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288 dhe Mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë sipas nenit 206.

Prokuroria e Tetovës ka ngritur akuzë në Gjykatën e Tetovës por e njëjta pritet të procesohet pas 15 gushtit kur gjykatësit kthehen nga pushimi, dhe të vazhdohet më tej me procedurat tjera.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtë e qarkut elektrik ku ishte i lidhur defibrilatori.

Objekti i spitalit modular në Tetovë tani më është shndërruar në një objekt i cili për çdo ditë qytetarëve u kujton tragjedinë e vitit të kaluar, ndërsa sot është lënë në harresë, i mbushur me mbeturina dhe afër tij parkohen vetura.

Nuk është larguar ende as objekti i djegur. Nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Spitali i Tetovës thonë se objekti do largohet së shpejti, por pa precizuar afat konkret. Sipas këtyre dy institucioneve tashmë ka përfunduar faza e vlerësimit të vlerës, e cila është kryer muajin e kaluar. “Aktualisht është duke u zhvilluar procedura e ankandit e përcaktuar me ligj për mbledhjen e ofertave për heqjen e pjesëve të mbetura të ndërtesës.”

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button