Pasardhësi i Gençovskës, Milkov: Përgatisim dokument të ri që do të përcaktojë detyrat në protokollin dypalësh me Maqedoninë

Pasardhësi i Teodora Gençovskës në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme, ushtrues detyre Nikolai Milkov tha se një nga obligimet e para të qeverisë së përkohshme në dy muajt e ardhshëm do të jetë miratimi i një dokumenti që do të përcaktojë detyrat specifike para institucioneve në Bullgari në lidhje me protokollin dypalësh me Maqedoninë, transmeton Portalb.mk.

MPJ bullgare i definon si detyra të rëndësishme integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbrojtjen dhe përmirësimin e asaj që është arritur në muajt e fundit në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Detyra imediate në lidhje me dialogun dypalësh me Maqedoninë e Veriut është miratimi i një dokumenti të shkruar që do të përcaktojë detyrat specifike para institucioneve në Bullgari me detyrime të planifikuara konkretisht”, tha Nikolai Milkov për BGNES dhe shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme do të të mbajë konferencë për media çdo të enjte që publiku të jetë në dijeni të asaj që është bërë me protokollin dypalësh.

“Zëvendësministri Kostadin Kojabashev është edhe zëdhënës i ministrisë, andaj ai do t’i udhëheqë këto informime, të cilat janë 14 në numër”, theksoi Milkov.

Lidhur me ankesat nga Komisioni ynë për mbrojtje nga diskriminimi se konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë ishte i pranishëm në qendrën kulturore “Ivan Mihailov” gjatë inspektimit në Manastir, ministri i ri Milkov nuk konsideron se prania e tij aty ishte problem.

Do të jenë dy zëvendësministra – Velislava Petrova, e njohur nga qeveria e kaluar e Kiril Petkovit dhe ambasadori i jashtëzakonshëm në Ukrainë deri më tani, Kostadin Kojabashev. Sipas Nikolaj Milkovit, Velislava Petrova ka bërë shumë si në OECD (Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim), ashtu edhe në raport me Maqedoninë. Shef i shtabit do të jetë Svetlana Stojçeva-Europolski, ish-ambasadore në Kanada.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button