Riorientim i komunikacionit në drejtimin rrugor Tetovë – Shkup

Nga ora 09:00 ka ridrejtim të komunikacionit në drejtimin rrugor Tetovë – Shkup në mbikalimin në Grupçin, njofton LAMM, transmeton Portalb.mk.

Riorientimi është për shkak të përkujtimit të 21-vjetorit të vdekjes së dhjetë rezervistëve të Prilepit në Karpalak.

Përndryshe, me rastin e kësaj dite, në orën 13:00, Delegacioni i Kuvendit, në përbërje: Mile Talevski, Ane Lashkoska dhe Petar Risteski, do të vendosë lule të freskëta para kompleksit Karpallak, në qendrën e Prilepit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button