RMV, moti sot me diell dhe shumë i nxehtë, nga e mërkura temperaturat do të bien

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi verilindor. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe bubullima të rralla, njoftoi Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, kurse maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.

Deri të martën do të mbajë mot i ngrohtë me vranësira të pjesshme dhe kushte me jostabilitet të izoluar kryesisht në zonat malore. Nga e mërkura do të fryjë erë mesatare deri e fortë dhe në orët e pasdites do të ketë reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima, ndërsa temperaturat do të bien me disa gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button