Mijallkov nesër nuk shkon në burgun në Strugë – ka kërkuar anulim për 15 ditë

Edhe pse nesër duhej të paraqitet për vuajtje të dënimit me burg prej tre viteve, megjithatë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov nuk do të shkojë në burg, mëson TV 24, njofton Portalb.

Mijallkov deri te Gjykata kompetente e Ohrit ka kërkuar anulim të vuajtjes së dënimit, ndërsa gjykata e ka pranuar kërkesën, por jo plotësisht. Gjykatësi i ka lejuar ta shtyjë hyrjen në burgun e Strugës por vetëm për dy javë. Pas skadimit të këtij afati, Mijallkov megjithatë do të duhet të paraqitet në burg. Pasi që në mënyrë eksprese nha shkupjan u bë banor i Ohrit, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dënimin prej tre viteve do ta vuajë në Strugë. Por kjo nuk vlen për të gjithë. Kjo vlen vetëm për ata të cilët kanë shumë të holla dhe kanë pronë të shpërndarë jo vetëm në vend por edhe jashtë shtetit. Sipas të dhënave nga Drejtoria për ekzekutim të sanksioneve në Maqedoni ka 11 institucione ndërshkuese-përmirësuese në dhjetë qytete, nga çka del, thonë nga atje, se shumica e të dënuarve vuajnë dënimin me burg jashtë vendbanimit.

“Përveç vendbanimit, për sistemimin e të dënuarve më e rëndësishme është lartësia e dënimit me burg dhe se nëse i dënuari është kryerës primar i veprës penale ose është përsëritës. Në pajtueshmëri me Ligjin për ekzekutim të sanksioneve, ministri i Drejtësisë sjell akt juridik me të cilin përcaktohet lloji i institucioneve ndërsa sjel edhe Vendim për sistemim, klasifikim dhe zhvendosje të të dënuarve”, thonë nga Drejtoria për ekzekutim të sanksioneve.

Drejtori ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Darko Avramovski thekson se në rastin konkret edhe pse kundër Mijallkovit zhvillohen më shumë procedura gjyqësore ndërsa për një pjese është edhe i dënuar, megjithatë për të ka vetëm një aktgjykim të plotfuqishëm. Kjo, thotë ai, është arsyeja se pse Mijallkov nuk mund të vuajë dënim në burgun e llojit të hapur në Strugë.

Burime nga burgu shpjegojnë se pasi që të fillojë ta vuajë dënimin me burg, trajtimi i Mijallkovit do të jetë i njëjtë si edhe i të burgosurve të tjerë. Asgjë më shumë, e asgjë më pak. Aryeja për këtë është që burgu në Strugë është i llojit të hapur dhe atje nuk ekzistojnë reparte të posaçme siç ka në burgjet e tjera, Të burgosurit, shpjegojnë ata, janë të vendosur të gjithë në një vend.

Ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov pranoi fajin dhe u dakordua me Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar për rastin “Perandoria”. Me marrëveshjen, Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg. Përveç kësaj, iu shqiptua edhe dënim me të holla në vlerë prej gjashtë milionë euro ndërsa i është konfiskuar edhe një pjesë e pronës në vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button