RMV, parahetimi për “Besa Trans”-in assesi të përfundojë

Me muaj po zgjasin parahetimet e Prokurorisë Publike dhe Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar të cilët duhet të konfirmojnë se si autobusi i “Besa Trans”-it i cili u dogj në Bullgari dhe në të cilën jetën e humbën 45 persona prej të cilëve 12 fëmijë, e ka kaluar kufirin shtetëror pa dokumentacion të përshtatshëm dhe se pse stacioni për kontroll teknik në Saraj, ku autobusi ka marrë dritë të gjelbër, ndërsa në të cilin janë  konfirmuar një sërë parregullsi nuk është mbyllur, shkruan TV Telma, njofotn Portalb.

Prokuroria Publike e Shkupit tanimë tetë muaj e gjysmë po heton se si në periudhën nga tetori i vitit 2020 e deri në tragjedinë në autostradën “Struma” në Bullgari më 23 nëtor të vitit të kaluar, autobusi i “Besa Trans”-it mbi 120 herë ka dalë nga shteti përmes vendkalimeve kufitare Deve Bair, Bllacë, Qafëthanë dhe Dellçevë, çdoherë duke treguar certifikatë të falsifikuar nga licenca pa reaguar doganierët. Autobusi nuk shfaqet as në evidencën elektronike se më 18 nëntor, pesë ditë para tragjedisë, ka dalë nga Maqedonia.

“Lënda është në fazë të procedurës paraprake në kuadër të të cilës prokuror kompeten publik në tërësi po e shqyrton punën e kompanisë dhe veprimi i institucioneve kompetente ta kontrollojnë punën e kësaj firme. Madje është siguruar dokumentacion vëllimor i materiale e cila është lëndë e analizës. Për momentin po verifikohet vërtetësia e të dhënave të cilat kompania ua ka dhënë shërbimeve doganore. Pas verifikimit të të gjithë fakteve dhe rrethanave do të sillet vendim i Prokurorisë Publike”, informojnë nga PP.

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar, madje, nga fillimi i majit, pas denocimit të marrë nga një grup i qytetarëve po heton se si stacioni për kontroll teknik “Via Komerc” në Saraj ka punuar edhe krahas një sërë lëshimeve dhe parregullsive. Për këtë qëllim më 5 maj u realizua bastisje në stacion por edhe në MPB prej nga është marrë dokumentacioni.

“Lënda është në procedurë parahetuese, prokurori kompetent publik po ndërmerr veprime parahetuese në pajtueshmëri të kompetencave të tij në drejtim të zbardhjes së rastit. Në periudhën e ardhshme pas ekspertizës në dokumentacionin e siguruar, do të fillohet me marrjen në pyetje të personave në rolin e dëshmitarëve. Duke pasur parasysh fshehtësinë e procedurës për momentin nuk mundemi të ndajmë më shumë hollsësi. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, thonë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar.

Ajo që është bërë e ditur është se më 12 gusht të vitit të kaluar ekipet e MPB-së ka konfirmuar se në “Via Komerc” kontrollet i realizojnë persona joprofesionistë dhe nuk janë të regjistruar në regjistrat e domosdoshëm. Më  5 tetor në këtë stacion kalon kontroll teknik edhe autobusi i “Besa Trans“-it i cili u dogj në Bullgari më 23 nëntor, ndërsa ministri Spasovski tre ditë më vonë më 26 nëntor e nënshkroi vendimin për ndalesë për me afat prej 30 ditësh për mënjanim të lëshimeve. Pronarët e stacionit i mënjanojnë lëshimet me atë që sërish stacionin e regjistrojnë me tjetër emër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button