Arafat Muameri nesër pritet ta padisë Villma Ruskovskën

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, gjatë ditës së nesërme pritet të dorëzojë në Prokurorinë Themelore Publike kallëzimet e paralajmëruara penale ndaj prokurorëve që kanë kryer bastisjen në zyrën e tij, transmeton Alsat-M.

Kallëzimet kundër Villma Ruskovskës, Ivana Trajçevës dhe Elizabeta Josifovskës, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikimin e dokumentit zyrtar.

Jozyrtarisht, paraqitja bazohen në raportin nga mbikëqyrja e Prokurorisë Themelore të Lubomir Joveskit, në të cilin janë konstatuar një sërë parregullsish gjatë kontrollit të kryer në Policinë Financiare nga ana e Prokurorisë për Krim të Organizuar të Villma Ruskovskës. Sipas Policisë Financiare, prokurorët kanë dorëzuar në gjykatë të dhëna të rreme dhe të pavërteta për të marrë urdhër bastisjeje, duke mos respektuar Ligjin për Procedurën Penale.

Ndryshe, prokurorja Villma Ruskovska pas paralajmërimit të kallëzimit nga Muaremi ka theksuar se po i bëhet presion dhe ka paralajmëruar të publikojë zbulimet që pretendohet se ka ndaj Muaremit.

Nga ana tjetër, Muaremi i kërkoi Ruskovskës që të ngrinte akuza kundër tij nëse kishte prova.

Nga Ambasadat e SHBA-së dhe BE-së, theksuan se çështja me Ruskovskën dhe Muaremin duhet ta zgjidhin organet kompetente në vend. Ruskovska për veprimet e saja nuk mori mbështetje as nga Shoqata e prokurorëve publik. Në fakt, këto të fundit thanë se ajo e prish imazhin e prokurorëve dhe e ka shkelur Kodin e tyre etik.

Konflikti Ruskovska-Muaremi u cilësua nga ekspertët si krizë e sistemit të drejtësisë e cila nuk do të zgjidhet lehtë për shkak të ndikimeve politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button