Ka ndërruar jetë gruaja nga Negotina e cila u rrah nga partneri i saj

Gjatë ditës së djeshme në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv ka ndërruar jetë gruaja 46-vjeçare nga Negotina, e cila para pesë ditëve, më 2 gusht, u rrah nga ana e partnerit të saj. Gruaja prej atëherë ka qenë në komë për shkak të lëndime të rënda, njofton Portalb.

Siç shkruan “Fokus“, tanimë e ndjera ka qenë nënë e dy fëmijëve të rritur, ndërsa dhunuesi ka qenë partner i saj me të cilin ka qenë në lidhje një kohë më të gjatë.

Ngjarja e 2 gushtit është denoncuar në polici nga ana e mjekut kujdestar nga Ndihma urgjente mjekësore në Negotinë, pas çka dhunuesi është privuar nga liria. Ai vetë e ka denoncuar rastin në ndihmën urgjente.

Prokuria hapi hetim për rastin, ndërsa dhunuesi tani është në paraburgim.

Edhe krahas fushatave të shumta të cilat realizohen, dhuna ndaj femrave në vend ështl problem aktual. Sipas Analizës së UNDP-së të rasteve të femicideve në Maqedoninë e Veriut të publikuar në nëntor të vitit të kaluar, vrasjet e bazuara gjinore të femrave nga ana e mehskujve janë “pandemi e fshehur” e cila e rrezikon sigurinë e një numri të madh të femrave dhe meshkujve. Nga gjithsej 26 vrasje të femrave, të kryera në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, 22 janë kualifikuar si femicide, për shkak se autorët kanë qenë partnerë të mëparshëm ose të tanishëm ose anëtarë të familjes së viktimës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button