Vazhdojnë tensionet mes Izraelit dhe militantëve palestinezë

Avionët izraelitë goditën Gazën ndërsa raketat palestineze shpërthyen në brendësi të Izraelit të shtunën, një ditë pasi një operacion izraelit kundër grupit militant të Xhihadit Islamik shkaktoi përleshje ndërkufitare, duke i dhënë fund një qetësie relative rreth një vjeçare, transmeton VOA.

Xhihadi Islamik qëlloi me raketa dhe mjete ajrore artizanale që arritën deri në një qendër tregtare në Tel Aviv. Një ditë më parë, Izraeli vrau një komandant të lartë islamik gjatë një sulmi ajror.

Izraeli goditi të shtunën celula të Xhihadit Islamik dhe depo armësh të fshehura në zona të banuara, tha ushtria. Sulmet izraelite kanë vrarë 15 palestinezë, mes tyre katër militantë të tjerë të Xhihadit Islamik dhe tre civilë, përfshirë një fëmijë, njoftuan organet palestineze të shëndetësisë.

Militantët palestinezë qëlluan Izraelin me të paktën 200 raketa. Shumica e tyre u shkatërruar në ajër nga forcat izraelite. Sulmet e militantëve islamikë detyruan banorët të futen në vendstrehime. Institucionet izraelite të shëndetësisë thanë se mes të plagosurve nuk ka raste të rënda.

Egjipti tha se ishte angazhuar në bisedime intensive për të qetësuar situatën. Përshkallëzimi i mëtejshëm do të varet kryesisht nga fakti nëse Hamasi, grupi militant islamik që kontrollon Gazën, vendoste t’i bashkohej luftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button