Rezultatet fillestare për aksidentin në Kroaci: Shoferi e ka humbur kontrollin ndaj autobusit

Aksidenti që ndodhi dje në autostradën Goriçan – Zagreb në drejtim të Zagrebit tek qyteti Breznica e ka hetuar zëvendës-prokurori i shtetit të Zhupanisë së Varazhdinit së bashku me nëpunës policor nga Policia e Varazhdinit. Sipas të dhënave deri tani të grumbulluara, aksidenti ka ndodhur kur shoferi i autobusit i regjistruar në Poloni e ka humbur kontrollin ndaj autobisit, i cili ka kthyer në të djathtë, e ka kaluar parmakun dhe ka dalë jashtë autostradës, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Për konfirmim të mënyrë dhe arsye për aksidentin, Prokuroria e Shtetit urdhëroi autopsi të viktimave, ekspertizë për prezencë të alkoolit tek shoferi i autobusit dhe zbatim të hetimeve të tjera të nevojshme dhe veprime dëshmuese.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme Davor Bozhinoviq theksoi se hetimi në vendin e aksidentit ka përfunduar.

“Autobusi është dërguar në parking të sigurtë. Sa u përket gjësendeve të udhëtarëve, ato po mbahen në hapësirat e adminidtrstës policor Varazhdin. Ato gjësende do t’u dorëzohen personave pas kërkesës nga institucionet zyrtare”, tha ai.

Paraprakisht u konfirmuar se autobusi ka qenë i kompanisë transportuese “Megapol” nga Plonjsku, ndërsa Jacek Antonshkeviç, drejtor i kompanisë, për portalin onet.pl ka konfirmuar se autobusi është i tyre dhe se teknikisht ka qenë në rregull

Gjithashtu edhe nga Ministria polake e Infrastrukturës në kumtesën e tyre të publikuar në Twitter kanë thënë se automjeti është prodhuar në vitin 2011, është regjistruar në Poloni dhe i ka të gjithë kontrollet e caktuara sipas ligjit, kontrollin teknik e ka kryer në qershor të këtij viti dhe vlen deri më 13 dhjetor të vitit 2022.

Në aksidentin e rëndë të autobusit hetën e humbën 12 persona, 19 janë lënduar rëndë, ndërsa 13 më lehtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button