fbpx

Numri i të vdekurve në aksidentin e autobusit në Kroaci u rrit në 12 persona

Policia kroate konfirmoi se deri tani të paktën 12 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në aksidentin e autobusit i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, kur një autobus me targa polake, nga deri tani arsye të panjohura, ka dalë nga autostrada A4 derisa ka qarkulluar drejt qytetetit Zagreb, shkruan Jutarnji list, njofton Portalb.

Gjashtë të lënduar janë dërguar në Qendrën spitalore universitare “Zagreb”, spitalin klinik në Dubravë, si dhe në Klinikën traumatologjike.

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme i Kroacisë, Davor Bozhinoviq konferencë shtypi kumtoi se informata për aksidentin ka mbërritur nga një shtetase polake e cila ka qenë në autobus, pas çka janë angazhuar të gjithë shërbimet kompetente të cilat, sipas tij, kanë reaguar në kohë. Në autobus, siç tha, janë transportuar 43 udhëtarë, por që ende po pritet lista e plotë e udhëtarëve. Bozhinoviq shtoi se autobusi ka transportuar pelegrinë për në faltoren katolike “Bogorodica” në Megjugorje, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përndryshe, edhe pse tani për tani nuk ka informata zyrtare se cila është arsyeja për aksidentin, sipas informatave jozyrtare, me siguri, shoferin e ka zënë gjumi gjatë drejtimit të automjetit.

“Në aksidentin kanë humbur jetën numër më i madh i personave të cilët kanë qenë të lënduar më rëndë. Në vendin e ngjarjes së bashku me nëpunëspit policorë nga Varazhdini dhe Zagrebi janë të angazhuar më shumë ekipet nga enti për Ndihmë urgjente mjekësore nga rajoni i Varazhdinit, por edhe Zagrebi, si dhe zjarrfikës nga të dy zhupanitë”, njoftuan nga policia kroate.

Kryeministri polak Mateush Moravjecki pas aksidentit në Kroaci i dërgoi ministrin e Shëndetësisë Adam Vojçek Miexhielski dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Marçin Pzhidaç, ndërsa me ta udhëtojnë edhe ekip i personave mjekësor dhe psikologë.

Zëdhënësi i MPJ-së polake deklaroi se sipas informatave pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë.

“Nuk e dimë se si ka ndodhur aksidenti në trafik, e as saktë se sa udhëtarë ka pasur në autobus. Siç njoftojnë mediat kroate pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë. Lëndime të shkallëve të ndryshme kanë marrë 34 persona. Të gjithë viktimat janë polakë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë polake të Punëve të Jashtme, Lukash Jasina.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Gordan Gërliq Radman kanë biseduar me kolegët e tyre polakë dhe në emër të Qeverisë kroate kanë shprehur ngushëllime deri te familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button