Filloi edicioni i 21-të i ‘DokuFest’

Përgjatë nëntë ditëve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, Prizreni shndërrohet në destinacion për filmdashës, regjisorë e vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme. Shfaqja e filmave në kinematë e hapura të qytetit ofron një eksperiencë fantastike, shumë të veçantë, transmeton KultPlus.

“DokuFest”do të mbahet deri më 13 gusht 2022.

Hapja zyrtare e festivalit u bë mbrëmë në Kino Lumbardhi, ku u shfaq filmi “Fire of Love” ndërsa tema e këtij edicioni është “Si të mbijetojmë?” (How to Survive?), e cila vjen në formë të pyetjeve dhe synon t’u jap përgjigje shumë pyetjeve ekzistenciale.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zëvendëskryeminsitrja e Republikës së Kosovës, Donika Gervalla, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, drejtori artistik i festivalit “DokuFest”, Veton Nurkollari, deputeti, Haxhi Avdyli, ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Ambasadorë, regjisorë e artdashës.

Në edicionin e 21-të, “DokuFest” ofron një program të pasur me më shumë se 250 filma, punëtori, diskutime e mbrëmje muzikore. Në kinemanë “Lumbardhi” do të shfaqen 108 filma garues nga 58 shtete në këto kategori: “Balkan Dox”, “International Feature Dox”, “International Short Dox”, “International Shorts”, “Human Rights Dox”, “Green Dox”, “Truth Dox” dhe “National”. Filmat garues do të vlerësohen nga një juri e veçantë profesionale për secilën kategori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button