Është gjetur drogë në rrethinën e Tetovës, janë arrestuar shtatë persona

Policia nga SPB Tetovë në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 03:00 të mëngjesit në afërsi të stacionit të pagesës Zhelinë dhe në rajonin e Kamjanit të Tetovës ka privuar nga liria gjithsej shtatë persona të cilët kanë poseduar drogë, informoi Ministrian e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

Gjatë kontrollit të tyre dhe të automjeteve në të cilët transportoheshin, “Folksvagen golf” dhe “Turan” me ratga tetovare dhe “BMW” me targa austriake, janë gjetur kokainë, maruhuanë dhe grimcuese.

“Janë privuar nga liria E.T. (22) nga Porroji i Tetovës, tetovarja 21-vjeçare E.S., B.F. (22), T.SH. (29) nga Tetova, A.K. (26) nga Kamjani i Tetovës dhe J.S. (18) nga Austria. Shtatë personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’u përgatiten parashtresa adekuate”, informojnë nga MPB-ja.

Të dyshuarit duhet të përgjigjen për “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të  drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorë”, në pajtueshmëri të nenit 215 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button