Pakistanezi i cili vrau një vajzë 17-vjeçare në Greqi është arrestuar në RMV, i është dorëzuar autoriteteve greke

Një vrasje e tmerrshme tronditi Greqinë para disa ditësh – një adoleshente (17) u vra nga i dashuri i saj, pakistanezi 21-vjeçar i cili më pas u arratis, shkruan Sloboden peçat, njofton Portalb.

Është arrestuar një mashkull 21-vjeçar i cili gjoja e ka vrarë të dashurën 17-vjeçare Nikoleta në Peristeri, të hënën në mbrëmje, lajmëruan mediat greke duke iu referuar publikimit të ministrit gren të Rendit Publik Takis Teodorikakos, i cili kumtoi se pakistanezi 21-vjeçar që e vrau 17-vjeçaren Nikoleta nga Peristeri tani është në duart e policisë.

“Ai tani është në duart e policisë greke, për të cilin dyshojnë se është autori i vrasjes së 17-vjeçares Nikoleta në Athinë dhe do të nxirret para prokurorisë kompetente”, publikoi ministri Teodorikakos.

Sipas informatave të newsit.gr, ai e ka braktisur Athinën, si dhe Greqinë dhe ka shkuar në Maqedoninë e Veriut me qëllim të që vazhdojë drejt vendeve të Evropës Qendrore.

Telefoni i vjedhur i 17-vjeçares së vrarë Nikoleta, si dhe bashkëpunimit të afërt me autoritetet policore të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, solli deri në arrestim të pakistanezit 21-vjeçar, njoftojnë mediat greke.

Për arratisjen e tij janë njoftuar të gjithë autoritetet ballkanike, posaçërisht policinë në Maqedoninë e Veriut

Bashkëpunimi me policinë e Maqedonisë së Veriut solli deri në arrestim të vrasësit

Si rezultat i kontrolleve të përforcuara, mbrëmë në Maqedoninë e Veriut është identifikuar një grup i emigrantëve ilegalë, në të cilin është konstatuar se është i pranishëm edhe autori i vrasjes së tmerrshme, me prejardhje nga Pakistani.

Në të gjithë informatat thuhet se me vete e ka pasur edhe telefonin celular të vajzës 17-vjeçare i cili ka qenë pa SIM-kartelë.

Celulari i tij për të herë të fundit ka dhënë sinjal të premtën në Selanik dhe me këtë i mobilizoi autoritetet e atjeshme, por duket se e ka lënë në Selanik.

Pakistanezi i dyshuar është zhdukur nga dita e vrasjes së vajzës 17-vjeçare nga shtëpia e saj në Peristeri, ndërsa me të ka qenë në lidhje dashurie.

Sipas raportit forenzik, cdekja tek vajza është shfaqur me ngulfatje, ndërsa para saj ka pasur grindje me autorin i cili ka ka përfunduar kobshëm për vajzën për shkak se dhunuesi me duar ia ka mbuluar gojën dhe hundën dhe e ka ngulfatur.

Vajza e re 7 minuta ka luftuar me vrasësin e saj, që të qëndrojë në jetë, shkruajnë mediat greke.

SMS porosi kërcënuese nga Pakistani

Nga nxjerrja e të dhënave nga celulari i Nikoletës 17-vjeçare, del se minorentja në ditët e fundit dhe në ditën e vrasjes ka marrë një sërë mesazhe nga pakistanezi 21-vjeçar.

Minorentja ka dashur ta ndërpresë lidhjen , madje edhe ka kërkuar t’ia kthejë çelësat e shtëpisë. Ai nuik e ka pranuar këtë dhe duket se ka filluar të jetë agresiv ndaj saj që në fund solli deri në vrasjen e vajzës e cila ka pasur fëmijëri traumatike, duke pasur parasysh atë që në moshën -vjeçare së bashku me vëllanë e saj më të vogël kanë qenë të abuzuar seksualisht nga tre meshkuj të cilët pastaj janë dënuar për rastin.

MPB arrestoi kontrabandues të emigrantëve në Dojran të Vjetër dhe 12 emigrantë – tre nga Pakistani

Nëpunës policor nga Stacioni policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Dojran i Vjetër mbrëmë e kanë privuar nga liria P.K. (26) nga fshati Josifovo të Vallandovës, kumtoi MPB-ja.

“Rreth orës 02:40 në rrugën magjistrale Marvinci – Udovo, tek vendi i quajtur ‘Kallkovska reka’, nëpunësit policor kanë vërejtur se nga automjeti i tij ‘bmw’ kanë dalë emigrantë, pas çka ai është arratisur. Shpejtë, ai është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa janë gjetur edhe 12 persona emigrantë (nëntë nga Siria dhe tre nga Pakistani), të cilët janë dërguar në Qendrën transitore të pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli”, kumtoi MPB pa saktësuar se nëse midis këtyre pakistanezëve të arrestuar ka qenë edhe personi i cili në Greqi kërkohej për vrasjen e vajzës Nikoleta.

P.K. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të dorëzohet parashtresë adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button