Të paktën 11 të vdekur dhe 34 të lënduar në aksidentin e autobusit në autostradën në Kroaci

Një aksident tragjik ka ndodhur në një autostradë në Kroaci, ku një autobus me targa polake ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë vdekur së paku 11 persona, raporton Jutarni list, njofton Portalb.

Raportohet se edhe 34 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë foto mund të gjeni në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button