Anketë e BP-së: Gjysma e të rinjve nga 13 deri në 15 vjet thonë se pjesërisht dinë të disponojnë me të hollat

Rreth gjysma e të rinjve midis 13 dhe 15 vjet mendojnë se nuk disponojnë me dijeni të mjaftueshme për menaxhimin me të hollat. Pjesa më e madhe e tyre mësojnë për menaxhimin me të hollat nga familjet e tyre. Nga sistemi financiar, më mirë i njohin funksionet e sektorit bankar dhe konsiderojnë se më mirë mund të fitojnë dituri financiare përmes mësimit klasik. Këtë e tregojnë rezultatet nga Anketa e Bankës Popullore të realizuar në vitin 2021 dhe në gjysmën e parë të vitit 2022, njofton Portalb.

Sipas rezultateve, Banka Popullore vazhdon me aktivitetet e saj edukative, ndërsa njëherit krijon edhe vegla të reja në formë të ligjëratave, prezantimeve dhe materiale edikative.

Në pyetjen se “nëse mendoni se kemi dituri të mjaftueshme që të menaxhoni me të hollat e disponueshme?”, në vitin 2021 – 41 për qind janë përgjigjur se kanë dituri të pjesërishme, ndërsa 56 për qind kanë thënë se kanë dituri. Në vitin 2022 – 55 për qind e të anketuarve kanë menduar se disponojnë me dituri të pjesërishme me të hollat, ndërsa 43 për qind kanë menduar se disponojnë me dituri. Këto rezultate, sipas BP-së, tregojnë se ka hapësirë të gjërë për avancim zë edukimit financiar tek kjo grupmoshë.

Nga aspekti i asaj se prej nga informohen për funksionet dhe menaxhimin me të hollat, edhe në vitin 2021 dhe në vitin 2022, të anketuarit e kanë theksuar familjen si burim kryesor me 37 për qind, gjegjësisht 41 për qind e të gjithë të anketuarve. Me pothuajse përfaqësim të njëjtë janë shkollat, interneti dhe mediat.

Sipas anketës, nxënësit janë më të njoftuar me shlrbimet e sistemit bankar, edhe atë 42 për qind, gjegjësisht 33 për qind në vitin 2021 dhe 2022. Këto rezultate korrespondojnë me strukturën e sistemit financiar në shtet. Megjithatë, kjo tregon se ka nevojë për edukim edhe për segmentet e tjera të sistemit financiar.

Në pyetjen se çfarë edukimi pëlqejnë nxënësit, pjesa më e madhe e tyre, ose 35 për qind, gjegjësisht 29 për qind në vitin 2021 dhe 2022, janë përgjigjur se pëlqejnë mësim klasim. Të dytat në listë si metoda të pëlqyera edukative janë videomaterialet, pastaj tekstet edukative në internet dhe broshurat e shtypura, theksojnë nga Banka Popullore.

Ligjërata nga sfera e edukimit financiar nga ana e Bankës Popullore, mund të caktohen në këtë link.

Banka Popullore e përktheu edhe Udhëzuesin për financa personale në gjuhën shqipe, i disponueshëm në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button