Rasti i rrëmbimit është inskenuar nga vetë fëmijët!

Ndryshon për 180 shkallë rrethanat e rrëmbimit të fëmisë nga Çairçanja. Burime policore për Gazetën Koha-Maqedoni thonë së fëmiu pas bisedës me psikologët ka pranuar se ka inskenuar rrëmbimin për arsye të vjedhjes dhe shpenzimit të hollave nga shtëpia. Kështu, 12 vjeçari pasi ka marrë një shumë të hollave është larguar nga banesa duke shfrytëzuar mospraninë e prindërve dhe ka shpenzuar një pjesë të tyre.

Ai e ka instruktuar vëllanë e vogël që të lajmërojë rrëmbimin me ç`rast është alarmuar policia dhe të afërmit e fëmisë. Pas një kohe, ai është drejtuar kah banesa, por me të parë policinë dhe grumbullin e njerëzve para ndërtesës,sërish është larguar dhe është vendosur të xhamia e Çairit. Pas një kohe,ai ka marrë në telefon prindërit duke ju thënë se është liruar nga “rrëmbyesit” dhe më pas është sjellë nga policia në banesë. Pas kësaj me të është zhvilluar bisedë me psikologun për mundësinë e trauma të shkaktuara nga ky rrëmbim,me ç`rast djaloshi 12 vjeçar ka pranuar se ka inskenuar tërë rastin./Koha

Lajme të ngjashme

Back to top button