MPJ: Konsulli bullgar nuk kishte të drejtë të merrte pjesë në inspektimin e Komisionit Kundër Diskriminimit në klubin “Vanço Mihailov”

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Republikës së Maqedonisë së Veriut vlerëson se konsulli bullgar, Dimitar Ivanov, nuk ka pasur të drejtë të merr pjesë në inspektimin djeshëm të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje të Diskriminimit në klubin “Vanço Mihailov” në Manastir, transmeton Portalb.mk.

“Ministria thekson se sipas Konventës për Çështje Konsullore, ai nuk ka pasur të drejtë të jetë i pranishëm në inspektim, sepse bëhet fjalë për procedurë ku përfshihen dy shoqata, persona juridik nga Maqedonia e Veriut, të regjistruara sipas rregullave ekzistuese ligjore të shtetit. Z. Ivanov ka të drejtë të përfaqësojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Bullgarisë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por jo edhe të drejtat dhe interesat e shoqatës së qytetarëve të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi MPJ.

Nga kjo Ministri bënë të ditur se ndjekin rastin dhe shënojnë angazhimin e ndërmarrë nga ana e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në lidhje me pretendimet e mundshme për diskriminim në rastin me Shoqatën “Ivan Mihajllov” nga Manastiri.

“Ministria angazhohet me përkushtim që të gjithë shembujt e tillë dhe të ngjashëm t’i zgjidhë në mënyrë institucionale, në përputhje me rregulloret ligjore pozitive të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast inkurajojmë të gjithë personat fizik dhe juridik që t’i përdorin këto instrumente dhe mekanizma juridik, për të vërtetuar çfarëdo shembuj të diskriminimit”, kumtoi MPJ.

MPJ apeloi te qytetarët që të përdorin mekanizmat ligjorë për mbrojtjen nga diskriminimi, si mënyrë parësore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre.

Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sot ka inspektuar lokalet e klubit bullgar “Vanço Mihajllov” në Manastir. Vesna Bendevska – anëtare e Komisionit që kreu inspektimin, në një deklaratë për media tha se po veprojnë pas ankesës për diskriminim, të cilën e ka parashtruar një shoqatë civile me interes të arsyetuar.

Klubi bullgar “Vanço Mihajllov” u hap zyrtarisht më 16 prill të këtij viti, në prani të një delegacioni të lartë nga Bullgaria, kryesuar nga kryeministri i atëhershëm Kiril Petkov. Akti shkaktoi reagime të ashpra në opinion dhe hapja u pasua me protesta në Manastir. Dy muaj më vonë, derën hyrëse të Klubit e dogji këngëtari Lambe Alabakoski, i cili dyshohet për veprën penale – shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button