9 000 euro dënim nëse kandidatët për zgjedhjet në Tetovë deri më 10 gusht nuk do të dërgojnë raportin financiar

Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar kandidatët që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për në Këshillin e Kuvendit të Tetovës që deri më 10 gusht të dorëzojnë raportin financiar, transmeton Portalb.mk.

“I bëjmë të ditur të gjithë pjesëmarrësve në fushatë parazgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e Komunës së Tetovës për periudhën e ngelur zgjedhore, se janë të obliguar në ditën e 11-të të fushatës parazgjedhor (10 gusht, ora 24:00), të dërgojnë Raport me formular për donacionet e pranuara në xhirollogari në bazë të nenit 71, paragrafi (1) nga Ligji Zgjedhor për financimin e fushatës zgjedhore (neni 84-b, paragrafi 2)”, paralajmërojnë nga Revizioni.

Për këtë, më 10 gusht do të punohet me orar të plotë te Revizioni, ndërsa raportet mund të dorëzohen edhe në e-mailin [email protected].

“Në bazë të nenit 189, paragrafi 4 nga ligji ka dënim në vlerë prej 9 000 euro, në kundërvlerën e denarëve, e cila do t’i shqiptohet partive politike, koalicioneve, gjegjësisht kandidatëve të pavarur nëse nuk do të dorëzojnë raport për financimin e fushatës zgjedhor deri në afatin e paraparë në bazë të nenit 84-b nga Ligji për Zgjedhje”, sqarojnë nga Revizioni.

Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00. Numri i votuesve është rreth 83 mijë.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Ndryshe, Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button