fbpx

Inspektimi në Policinë Financiare u bazua në një kallëzim në lidhje me autobusin e djegur të “Besa Trans”, Prokuroria demantoi

Një nga raportet anonime për të cilat prokurorja për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Villma Ruskovska ka siguruar urdhër gjykate për inspektim në Policinë Financiare ka të bëjë me stacionin ku është kryer kontroll teknik në autobusin Besa Trans që u dogj në Bullgari mëson SDK. Një raport tjetër të tillë ka pasur për stacionin, dhe është kundër MPB-së.

45 persona humbën jetën në aksidentin e autobusit më 23 nëntor të vitit të kaluar. Prokuroria Publike e Shkupit, ndërkaq, po zhvillon procedurë për kompaninë “Besa Trans”, autobusi i së cilës u dogj.

Siç mëson SDK, grupi i prokurorëve dhe hetuesve kishte marrë më parë dokumentacion nga të paktën katër institucione nga pushteti vendor dhe ai ekzekutiv, duke dhënë kështu pistat e parregullsive të mundshme, të cilat ndoshta kanë mjaftuar që gjyqtari të nënshkruajë menjëherë një urdhër për verifikimin e pretendimeve në kallëzimin anonim nëpërmjet kërkimit të dokumenteve në Policinë Financiare në lidhje me këtë stacion ekzaminimi teknik.

Sipas asaj që ka publikuar deri më tani prokuroria në lidhje me bastisjen në Policinë Financiare, në lidhje me të cilën drejtori Arafat Muaremi ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal kundër prokurorëve, ndërsa Ruskovska e ka paraqitur te prokurori i shtetit Ljubomir Joveski dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, dihet vetëm se nga rreth 300 lëndë të kërkuara, vetëm 30 janë dorëzuar në prokurori, për të cilat tashmë ka kallëzime penale.

Ende nuk janë dorëzuar lëndët e papërfunduara, të cilat janë me interes për prokurorët e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokuroria Themelore Publike përmes një komunikate ka demantuar arsyen e bastisjes, duke theksuar që në Urdhrin për bastisje nuk qëndron kjo lëndë.

“Ajo lëndë nuk ka asnjë arsye me tragjedinë me autobusin që ka ndodhur në Republikën e Bullgarisë. Lënda për tragjedinë me autobusin tërësisht udhëhiqet nga organet për hulumtim nga Republika e Bullgarisë”, bëjnë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike.

Bastisja në Drejtorinë e Policisë Financiare është kryer më 18 korrik. Më pas nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në krye me Ruskovska, vetëm shkurt konfirmuan se janë duke bërë bastisje dhe se bëhet fjalë për një rast të formuar pas kallëzimit të qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button