Titull dezinformues rreth njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe lajme tjera të pavërteta

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe dramatizimit të situatës shkaku i mos lejimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është vërejtur një rritje e madhe e shpërndarjes së lajmeve të rreme. Mediat online dhe disa faqe në Facebook vazhdojnë të shpërndajnë lajme të paverifikuara e të pavërteta, përfshirë paraqitjen e lajmeve e deklaratave të vjetra si lajme aktuale, shkruan Sbunker.

Një nga portalet që raporton e shpërndan lajme të pa verifikuara është “Alba Sky” . Ky portal i ka mbi 61 mijë ndjekës në faqen e tyre në Facebook dhe së fundmi ka publikuar lajmin me titull  ‘Serbët dalin nga kontrolli!: Batalioni Kroat i KFOR -it Patrullon anën Perëndimore të Kosovës!  Në këtë lajm shkruan se KFOR-i në Kosovë ka thënë se trupat kroate janë bashkuar me komandën rajonale të misionit në perëndim, duke e bërë atë shtetin e nëntë në njësi dhe se ushtarët kroatë do të integrohen në një batalion kinetik (lëvizës), i cili do të patrullojë në anën perëndimore të Kosovës.

Image

 

Manipulimi me titull është i qëllimshëm që ka për synim të tërheqë më shumë lexues, rrjedhimisht edhe klikime. Por, ndikimi që shpërndarja e lajmeve të tilla mund të ketë te qytetarët është përhapja e dezinformatave dhe e panikut, sidomos duke pasur parasysh raportet e tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e publikuar në këtë lajm është dhënë nga NATO-ja nëpërmjet llogarisë  së tyre në Twitter, në vitin 2021, por mediumi në fjalë e ka paraqitur si lajm aktual.

Image

 

Gjatë muajit mars është shpërndarë lajmi me pretendimin se pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian- Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia pritet ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ky lajm është shpërndarë nga disa faqe në Facebook si LajmeBuzz e Online, që kanë mbi 3 mijë ndjekës në faqet e tyre. Aty citohet një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas të cilit Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE dhe se pret që Kosova të jetë edhe në Këshillin e Evropës dhe në programin për paqe të NATO-së.

Image
Image
Image

 

https://news426media.com/

Shembull tjetër është edhe lajmi i ri publikuar nga “Alba Sky” më 12 prill 2022 me titull  “Urime! Vucic tranohet, 5 shtete të BE-së do ta njohin Kosovën, Kurti flet për anëtarësimin në BE’’. Megjithëse deklarata e kryeministrit të  Kosovës, Albin Kurti është e saktë, titulli i lajmit është në kundërthënie me përmbajtjen që ofrohet. Në përmbajtje nuk përmendet askund presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, dhe as njohja e Pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button