Erdogan – Putin: Bisedimet midis Ankarasë dhe Moskës për zhvillimet në Siri do të “sjellin lehtësim në rajon”

Bisedimet midis Ankarasë dhe Moskës për zhvillimet në Siri do të “sjellin lehtësim në rajon”, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në pjesën e hapur për media të takimit dypalësh me homologun rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë besoj se trajtimi ynë i zhvillimeve në Siri me këtë rast do të sjellë gjithashtu lehtësim në rajon” tha Erdogan.

Ai nënvizoi se team do të jetë “shumë i rëndësishëm” për ta shprehur rolin e luajtur nga Turqia dhe Rusia në rajon.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia vlerëson bashkëpunimin me Rusinë në luftën kundër terrorizmit.

Nga ana tjetër, Putin falënderoi homologun e tij turk për rolin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes për zhbllokimin e drithit nga portet ukrainase.

Sipas presidencës turke, Erdogan dhe Putin do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë.

Liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve.

 

Erdogan do të takohet me Putinin në Soçi: Çfarë pritet?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button