Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” – Shkup e përgënjeshtron veten

NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup ka dërguar një përgënjeshtrim për lajmin me titull: “Parkingu i Qytetit vitin e kaluar ka lëshuar mbi 15.000 leje të reja parkimi falas, kurse ka hapur vetëm 38 vende parkimi”, të cilin më 1 gusht të këtij viti e publikoi agjencia e lajmeve Meta në këtë link: https://meta.mk/gradski-parking-lani-izdal-nad-15-000-novi-besplatni-dozvoli-za-parkiranje-a-otvoril-samo-38-parking-mesta-infografik/. Nga kjo kompani publike e Shkupit e akuzojnë agjencinë e lajmeve Meta se qëllimisht bën spine dhe i manipulon me numra dhe me të pavërteta.

Në vazhdim të përgënjeshtrimit të tyre thuhet:

“Përkatësisht, në tekst thuhet se në vitin 2021 janë lëshuar gjithsej 139.819 leje parkimi në kategorinë “banorë” – diçka që paraqet manipulim dhe spin të vërtetë në publik. Nga vetë raporti vjetor, i cili meqë ra fjala është në dispozicion të publikut, shihet se bëhet fjalë për 130.819 leje, por gjatë 12 muajve, që do të thotë leje kanë marrë gjithsej 12.530 përdorues, përkatësisht: 1.800 në parkimin zonal Qendër. 730 në parkingje të mbyllura dhe 10.000 në Aerodrom (jo 109.537 leje, siç thuhet në tekst). Është e qartë se bëhet fjalë për një anashkalim të qëllimshëm të këtyre të dhënave, për të manipuluar publikun.

Këtu duam të theksojmë se menaxhmenti i ri ka aplikuar një rishikim të plotë të krejt punës që është bërë nga menaxhmenti i mëparshëm në ndërmarrje. Me rishikimin që ende vazhdon, ky numër është ulur dhe aktualisht shkon në 11.220 leje parkimi nga kategoria “banorë” që do të thotë 1.310 leje më pak.

Përveç se është bërë auditimi i punës së menaxhmentit të mëparshëm, si dhe në lidhje me hapjen e parkingjeve të reja, gazetarët e agjencisë Meta duhet ta dinë, sepse opinioni është informuar, që ka filluar bashkëpunimi me Komunën e Karposhit për hapjen e vend-parkimeve zonale edhe atë te Restoranti i Qumështit (Mleçen), në zonën pranë Ministrisë së Ekonomisë, Karposh 1 dhe Karposh 2. Jemi në diskutime edhe me Komunën e Gazi Babës, nga ku presim procedurën përgjegjëse për përgatitjen e dokumentacionit për zonën e Autokomandës. Në Aerodrom është duke u zhvilluar zgjerimi i një pjese të zonave dhe hapja e zonave të reja të parkimit. Njëkohësisht theksojmë se në koordinim me Qytetin e Shkupit po punohet intensivisht në krijimin e një numri shtesë të vend-parkimeve si dhe të parkingjeve të reja”, thuhet në përgënjeshtrimin e NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup.

Reagim nga agjencia e lajmeve “Meta” ndaj përgënjeshtrimit të NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup:

Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” – Shkup pa bazë akuzon agjencinë e lajmeve “Meta” për spin dhe manipulim të qëllimshëm të numrave dhe me të pavërteta. Të habitur nga ky qëndrim zyrtar i kësaj kompanie publike, kurse duke marrë parasysh faktin se si në tekstin e publikuar nga ne, ashtu edhe në përgënjeshtrimin e NP “Parkingu i Qytetit”, kompania i referohet në dokumentin Raporti vjetor i funksionimit të NP “Parkingu i Qytetit” për vitin 2021, Agjencia Meta publikon një foto-insert të këtij Raporti për punën e tyre në vitin e fundit, ku figuron shifra prej 139.819 leje parkimi falas të lëshuara për kategorinë e përdoruesve të shërbimit “banorë”.

Foto-insert nga Raporti Vjetor i funksionimit të NP “Qyteti Parking” për vitin 2021
Foto-insert nga Raporti Vjetor i funksionimit të NP “Qyteti Parking” për vitin 2021

Nga foto-inserti i mësipërm, NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup mund edhe vetë të llogarisë qartë numrin e lejeve të parkimit falas që i ka lëshuar në vitin 2021 dhe ta krahasojnë atë me numrin e vitit 2020. Llogarija jonë thotë në vitin 2021 ka 139.819 leje falas, kundrejt 124.724 lejeve falas në vitin 2020. Kjo do të thotë se brenda një viti numri i lejeve të parkimit falas është rritur me 15095, siç thuhet në vetë titullin e tekstit gazetaresk.

Për më tepër, NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup duhet t’i shpjegojë vetes pse i mbledh të gjitha lejet e lëshuara për parkim falas, për kategorinë e “banorëve” në baza vjetore. Në të njëjtën kohë, duhet t’ia sqarojmë publikut se bëhet fjalë për leje parkimi vjetore dhe jo mujore falas që marrin banorët. Kjo do të thotë se çdo banorë që dëshiron të ketë një vend parkimi falas nuk ka nevojë të rinovojë lejen e parkimit falas çdo muaj, por një herë në vit.

Nëse kompania publike “Parkingu i Qytetit” dëshiron të sqarojë se tabela me numrin total të lejeve të parkimit falas për vitin 2021 ka pasur ndryshime nga muaji në muaj, duke arritur në dhjetor 2021në 13.366 leje parkimi falas për kategorinë “banorë”, atëherë kompania është dashur ta shpjegojë qartë edhe në përgënjeshtrimin, por edhe në Raportin Vjetor për punën e NP “Parkingu i Qytetit”.

Mirëpo agjencia e lajmeve Meta i rikujton NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup se bëhet fjalë për të dhëna statistikore të Entit Shtetëror të Statistikës për numrin e automjeteve të regjistruara në territorin e Qytetit të Shkupit, si dhe në secilën nga komunat e Shkupit. Pra, në Komunën Qendër, ku banorët e një vendbanimi kanë mundësi të marrin vetëm një leje parkimi falas nga NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup, në vitin 2020 në Komunën e Qendrës janë regjistruar 24.992 vetura të udhëtarëve. Kjo do të thotë se shifrat e publikuara në Raportin Vjetor për funksionimin e NP “Parkingu i Qytetit” për vitin 2021 dhe 2020 përkojnë pak a shumë me numrin e lejeve të parkimit falas të lëshuara për kategorinë “banorë”.

Foto-insert për automjetet e regjistruara në vitin 2020; Burimi: Enti Shtetëror i Statistikave
Foto-insert për automjetet e regjistruara në vitin 2020; Burimi: Enti Shtetëror i Statistikave

Më tej në përgënjeshtrimin, NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup, nuk e mohon pjesën se në vitin 2021 kanë arritur të hapin vetëm 38 vend-parkime. Në vend të kësaj, kompania publike i “mëson” gazetarët se kanë filluar bashkëpunimin me Komunën e Karposhit për hapjen e vend-parkimeve zonale te Restoranti i Qumështit dhe në lagjet Karposh 1 dhe 2. Ndërkohë banorët e këtyre lagjeve në komunën e Karposhit e dinë më së miri se parkimi i tillë zonal, nuk është vënë në funksion deri më sot.

Më tej, kompania publike thekson se janë duke zhvilluar bisedime me Komunën e Gazi Babës, si dhe zgjerimin e zonave dhe hapjen e zonave të reja të parkimit në Komunën e Aerodromit, por askund në përgënjeshtrim nuk sqarojnë se kur kjo kompani publike do të investojë në ndonjë objekt të ri parkimi që do të jetë investimi i tyre origjinal, pavarësisht nëse është parking i ri parafabrikuar apo ndonjë garazhë shumëkatëshe dhe do të ndalojë me marrjen e menaxhimit të parkingjeve publike falas përballë ndërtesave kolektive. në Shkup, duke investuar vetëm për ngjyrë për shënjimin e parkingjeve, punësimin e arkëtarëve dhe tabelave për arkëtim të parkimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button