“BDI është e dobët për tu përballur me VMRO edhe pa opozitë”

Qarqet politike maqedonase nxjerrin një rol më dominant të BDI, pas dorëzimit të mandateve nga LSDM-ja. VMRO-DPMNE mund t’i nënshtrohet më shumë presioneve të BDI, në gjashtë muajishin e parë të paralajmëruar si një periudhë sprove për proceset integruese, kjo ka qene droja e këtyre qarqeve.

Përfaqësuesit e BDI-së disa herë kanë theksuar se nuk duhet të hiqet paralele rreth situatave politike të krijuara me funksionimin e  koalicionit qeveritarë që për analistët është një tregues shumë i besueshëm se ata tani më janë të interesuar vetëm për interesat e tyre dhe përfitimet financiare.

Për analistët shqiptarë, frika e qarqeve maqedonase  nuk qëndron në realitetin politik sepse sipas tyre BDI as që është e interesuar për të përfituar politikisht, kryesisht nga mungesa e opozitës maqedonase sepse pjesëmarrja e saj në qeveri pa kurrfarë kushtesh e bën atë një subjekt pa pozicione të mirëfillta politike.

Demiri: BDI nuk ka pozicione, veprimi politik pa opozitën do të jetë i rëndë

Përkundër drojës që shtrojnë qarqet politike maqedonase për mundësin e faktorizimit të BDI-së, në mungesë të LSDM, Analisti Alajadin Demiri, thotë se periudha që vjen do të jetë më e rëndë sa në të vërtet e manifeston VMRO-DPMNE, por nga kjo situatë, ai mendon se BDI nuk do të ketë kurrfarë roli sepse nuk është e interesuar që të shfrytëzojë këtë situatë.

“BDI në këtë situatë nuk ka pozicione as pozitive e as negative se nuk dëshiron ta shfrytëzojë këtë situatë për legjitimim dhe faktorizim të faktorit politik shqiptarë, për këtë është e hendikepuar edhe me pozitën e PDSH-së e cila në këtë fazë de faktorizon çdo gjë që është politike”, thotë Alajdin Demiri, për Portalb.

“Veprimi politik i pushtetit  në fazën që do të vijoj do të jetë i rëndë dhe i pa mundur. Fakti që opozita maqedonase nuk do të jetë prezentë do ta de legjitimojë punën e Parlamentit i cili konceptualisht do të sjellë ligje dhe vendime jo legjitime. Kohëzgjatja e punës së këtillë në Parlament nuk do të jetë e gjatë për arsye se këtë nuk mund ta durojë një koncept i veprimit normal politik si në Parlament ashtu edhe në qeveri. Kriza ku hynë Maqedonia është më serioze dhe më e rëndë se sa që manifeston VMRO-DPMNE. Në kohën që vjen arroganca e kësaj partie do të zbutet dhe do të detyrohet të kërkojë zgjidhje të negociojë me opozitën për mundësitë e daljes nga kjo krize”, thotë Alajdin Demiri.

Afrim Gashi: BDI ka hyrë në qeveri e shantazhuar dhe asgjë nuk e ndihmon pozicionin e saj

Afrim Gashi, për Portalb, thotë se BDI hynë në qeveri e shantazhuar pa asnjë kusht dhe çdo lojë tjetër politike në Maqedoni nuk e ndihmon aspak pozicionin e saj në qeveri.

“BDI nuk ka mundur tu dal zot votave  të shqiptarëve dhe mungesa e opozitës aspak nuk e fuqizon BDI-në. Me vetë faktin se ka hy në qeveri pa asnjë  kusht kjo e bën pozicionin e BDI përballë VMRO edhe më të dobët”, thotë për Portalb, Afrim Gashi.

Sipas tij, pozicioni i BDI-së,  në qeveri duhet të mbështete nga votat e shqiptarëve. Nëse BDI nuk ka ditë t’i materializojë votat shqiptare, fakti që opozita maqedonase nuk është në parlament aspak nuk e bën BDI më të fuqishme.

Mersel Bilalli: Nëse do të dijë ta efektuon, BDI mund të dal më e fuqishme nga mungesa të opozitës

Analisti Mersel Bilalli, për Portalb deklaron se nga e gjithë kjo situatë mund të priten vetëm probleme politike. Sipas tij mungesa e opozitës është nja faktor për krize politike, por edhe nga ana tjetër pritet të shihet se sa do të ketë progres BDI, pasi gjithë atë kapital politik që e fitoi në zgjedhje e konvertoi me anëtarësimin në NATO.

“Dorëzimi i mandateve është një faktor plus  në krijimin e një krize politike e cila mund të çojë në formimin e një qeverie të përkohshme dhe pas një kohe të ketë zgjedhje të lira”, thotë Mersel Bilall .

Sa i përket çështjes së raporteve mes partnerëve të koalicionit qeveritar tani më kur pas tyre nuk do të jetë zëri kritik i opozitës, Mersel Bilalli, thotë se tani më shumë do varet se si do të rrjedhin gjërat me BDI-në.

 “Ma shumë do të varet nga ajo se a do të ketë ndonjë progres për çështjen e emrit, pasi gjithë atë kredi që BDI e kishte fituar nga zgjedhjet e konvertoj me anëtarësimin në NATO dhe nëse edhe kjo nuk respektohet, atëherë do të ketë edhe revolt dhe priten lëvizje studentore në tetor, kështu që gjithë kjo është një moment i komplikuar. Studentët e ndejën veten të izoluar pa perspektiv dhe vetëm fotografohen me diplomave dhe të shkojnë jashtë. Kjo situatë i konvenon Gruevskit dhe strukturës rreth tij. Mendojë se studentët kanë potencial për të krijuar një mendim publik. Studentët kanë organizatat e veta shohë liderët e tyre se janë shumë konstruktiv”, thotë për Portalb, Mersel Bilalli.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. CDO GJE QE MUND TE NDERMARR BDI PAS KETIJ VEPRIMI POLITIK NUK E JUSTIFIKON ASPAK VEPRIMIN PARAPRAK TE SAJ. UNE MENDOJ SE MILETI NUK ESHTE PER TE BA EKSPERIMENT ME NDJENJAT DHE DINJITETIN E TIJ. ANDAJ MENDOJ SE KA ARDHUR KOHA QE TE DENOHET BDI PREJ TE GJITHEVE DHE MOS TI JEPET HAPSIRE QE PERSERI TE MANIPULOJ ME NA EDHE ATE SI: ANALISTA, INTELEKTUAL TE NDRYSHEM, MEDIUME E TE GJITHE TE TJERE

  2. DUHET TE PROTESTOHET PATJETER SE B D I ja NA KA SHKELE NE BESE EDHE ATA 150000 TE ELEKTORATIT TE VET PO EDHE 60000 MIJE SHQIPTARE QE MOREN PJESE NE ZGJEDHJE TE QOHET POPULLI NGA GJUMI

Back to top button