Të rinjtë dhe vullnetarizmi, debat online më 19 gusht

Pse është i rëndësishëm vullnetarizmi për të rinjtë dhe si mund të motivohen ata për t’u angazhuar në vullnetarizëm? A janë dhe sa aktivë janë të rinjtë si vullnetarë në vend? Cilat fusha dhe çështje kanë aktualisht prioritet dhe kanë nevojë për vullnetarë të rinj – ndryshimet amklimatike, barazia gjinore apo ndoshta ruajtja dhe promovimi i paqes? A duhet dhe si duhet të ndryshojë vullnetarizmi për të mbështetur të rinjtë për të përballuar sfidat e së ardhmes?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje nga pjesëmarrësit e debatit publik online “Të rinjtë dhe vullnetarizmi” që organizohet nga Fondacioni Metamorfozis, më datë 19 gusht, e premte, me fillim nga ora 11:00.

Vullnetarizmi është shpesh përvoja e parë që të rinjtë kanë me pjesëmarrjen qytetare. Vullnetarizmi u lejon të rinjve të përcaktojnë prioritetet e tyre, të vendosin agjendat e tyre dhe të krijojnë rrjete me bashkëmoshatarët e tyre ose aktorë të tjerë shoqërorë.

Nga ana tjetër, vullnetarët e rinj përballen gjithashtu me një sërë sfidash – ata shpesh pritet të zbatojnë idetë e gjeneratave të vjetra, në vend që të marrin vendime vetë, gjë që mund të jetë zhgënjyese. Në shumë kontekste, termi “vullnetar” ka një konotacion negativ edhe te të rinjtë që identifikohen me terma alternativë si “aktivist”, “praktikant” ose “punonjës pa pagesë”.

Folësit në këtë debat do të jenë: Marko Gjeorgievski- drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Mariana Angelova- sekretare e përgjithshme e Këshillit Rinor Kombëtar të Maqedonisë (KRNM), Metin Muaremi nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim (CED), përfaqësues nga Qendra për Vullnetarizëm Shkup dhe vullnetari i ri Stanisha Stankoviq.

Debati online do të transmetohet online, përmes platformës “Zoom”, si dhe transmetimi do të jetë i disponueshëm edhe në profilin e Facebook të Fondacionit Metamorfozis.

Më shumë informacion rreth ngjarjes mund të gjeni këtu.

Debati online “Rinia dhe vullnetarizmi” organizohet në kuadër të projektit “Lajme të besueshme për të rinjtë e aftësuar”, financuar nga UK Aid nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button