Dua Lipa në Sunny Hill: Është një ëndërr e madhe e imja që ta realizoj këtë festival

Dje nisi festivali gjigant Sunny Hill i cili tani është shëndruar në një traditë në qytetin e Prishtinës. Festivali nisi në orën 14:00 në parkun e Gërmisë dhe do të zgjasë deri më 7 gusht, shkruan Portalb.mk.

Nga hyrja në festival u vërejtën shumë parregullsi në organizim. Në faqen e tyre zyrtare kishin shkruar se nuk do të lejoheshin hyrjet e veturave, por, kjo rregull nuk u zbatua aspak. Të gjithë pritën nga dy orë më së paku për t’u futur në festival dhe kjo shkaktoi shumë rrëmujë.

Katër artistët kryesorë që dolën në skenë mbrëmë ishin Dua Lipa, Elvana Gjata, Yll Limani dhe Kida. Në ditët në vazhdim do të jenë pjesë shumë këngëtarë të njohur shqiptarë dhe të huaj.

Dua Lipa ishte ylli i mbrëmjes e cila këndoi gati dy orë me një performancë të shkëlqyeshme bashkë me orkestrën e saj dhe trupën e baletit.

“Është një ëndërr e madhe për mua që të jem këtu me ju sonte, të realizoj një festival të këtillë me familjen time, shoqërinë dhe të gjithë organizatorët e tjerë.” u shpreh Dua Lipa.

@portalb.mk

Dua Lipa mbrëmë në Sunny Hill Festival? #sunnyhill #festival #dualipa #ctrlz #genz

♬ original sound – PORTALB

Ky festival gjithashtu është duke udhëhequr një fushatë me moton “Më lër të lirë”. Fushata ka për qëllim të sensibilizojë të gjitha vendet evropiane për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button