RMV, gjithnjë e më shumë të rinj punojnë vullnetarë, rritet përfshirja e tyre në proceset sociale

Deri në fund të vitit 2021, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive kanë funksionuar 33 klube të të rinjve nga Kryqi i Kuq i RMV-së, numri i përgjithshëm i të cilave është 1.910 vullnetarë të rinj, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një nga organizatat strategjike për përhapjen aktive të misionit vullnetar rinor, organizon Klubet e të rinjve, në të cilët aktualisht ka gjithsej 4142 anëtarë.

“Sipas gjendjes aktuale në klubet e të rinjve, baza jonë vullnetare mobilizon të rinjtë e moshës 15 deri në 27 vjeç. Nga ana tjetër, në bazë të politikave dhe rregulloreve për të rinjtë, çdo person nga mosha 15 deri në 29 vjeç mund të jetë anëtar i Klubit të të rinjve”, thekson Kryqi i Kuq.

Përveç përmes Kryqit të Kuq, vullnetarizmi në vend promovohet më së shumti përmes organizatave rinore për aktivizim, të cilat si pjesë e sistemit arsimor joformal, angazhojnë dhe edukojnë mijëra të rinj nga e gjithë anët.

Megjithatë, në organizatat më të vogla rinore, shifrat janë dukshëm më të ulëta në krahasim me Kryqin e Kuq, dhe si një nga arsyet për këtë organizatat theksojnë bashkëpunimin e dobët me pushtetin lokal.

Një shembull është organizata rinore “Të rinjtë munden”, e cila për 13 vjet inkurajon, motivon dhe i qëndron vazhdimisht misionit që të rinjtë të mund të marrin pjesë të pavarur ose së bashku dhe të ndikojnë në ndryshimet dhe zhvillimet pozitive në shoqëri.

“Interesi për vullnetarizëm ndryshon nga viti në vit. Kështu, për shembull, 5 vite më parë nuk kishte aq shumë aktivitete, ndërsa numri i të rinjve të interesuar ishte i madh. Politikat që promovojnë vullnetarizmin duhet të jenë të lart në agjendën e autoriteteve lokale. Konsiderojmë se ky është hap kyç drejt popullarizimit të vullnetarizmit”, thonë nga “Të rinjtë munden”.

Organizata thekson se vetëm një numër i vogël i komunave në mbarë vendin kanë kryer hulumtime në terren për të parë interesimin e të rinjve për vullnetarizëm dhe aktivizëm qytetar, i cili, siç thonë ata, duhet të ndryshojë.

Sipas tyre, vullnetarizmi si mjet pozitiv në shoqëri kërkon zhvillimin e një atmosfere përfshirjeje, bashkëpunimi dhe përgjegjësie të përbashkët.

“Vullnetarizmi u mëson të rinjve punën në grup dhe u lejon atyre të zhvillojnë kapacitetin dhe aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve duke zgjidhur sfida reale”, thonë ata.

Nxënësit e shkollave të mesme si vullnetarët më aktivë, organizata me përpjekje të vazhdueshme për të popullarizuar procesin e vullnetarizmit

Për “Të rinjtë munden”, pritet situata që pjesa më e madhe e të rinjve që dalin vullnetarë të jenë gjimnazistë, pasi siç thonë ata, mundësi të tilla nuk fitohen në arsimin formal.

“Më shpesh nxënësit e shkollave të mesme nga mosha 15 deri në 19 vjeç dalin vullnetarë. Gjatë ditëve të shkollës së mesme, të rinjtë duan të mësojnë gjëra të reja dhe vullnetarizmi u duket shumë i panjohur dhe duan ta eksplorojnë atë”, thotë nga “Të rinjtë munden”.

Përfshirë korrikun e vitit 2022, në këtë organizatë vullnetarë janë aktivisht 80 të rinj dhe interesimi më i madh është për vullnetarizëm në festivale, konferenca, ngjarje ndërkombëtare dhe panaire për organizatat e shoqërisë civile.

Sipas “Të rinjët munden”, të rinjtë duan të dalin vullnetarë në evente ku përveç përvojës vullnetare, do të mund të fitojnë edhe aftësi shtesë.

Qëndrim të ngjashëm ndan edhe Qendra për aktivizëm të rë rinjëve (CMA Creek), e cila ka punuar për dekada për të ofruar shkolla speciale që përfshijnë seminare të aftësive të buta për të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuara.

“Më shpeshpërfshihen studentët, por edhe nxënësit e shkollave të mesme nga Shkupi janë gjithnjë e më të interesuar”, thonë nga CMA Creek.

Si një mënyrë për ta bërë vullnetarizmin sa më tërheqës për të rinjtë, CMA Creek zbaton programe që lidhen me temën e përfshirjes. Numri i vullnetarëve për thirrjet e këtyre programeve, siç thonë ata, është rritur, gjë që drejtpërsëdrejti çon në rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë.

“Për shkak të temës së gjithëpërfshirjes, interesimi më i madh për vullnetarizëm vjen nga studentët e arsimit special dhe rehabilitimit, punës sociale dhe psikologjisë, por sigurisht që nuk përjashtohen të rinjtë e tjerë që janë të përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete”, thonë nga CMA Creek.

CMA Creek ofron edhe mundësinë e vullnetarizmit jashtë vendit, si për personat me aftësi të kufizuara ashtu edhe pa aftësi të kufizuara dhe siç thonë nga atje, edhe pse deri në 30 persona aplikojnë në vit, mundësi të tilla motivojnë edhe më tej të rinjtë të interesohen për punë vullnetare.

“Të rinjtë e njohin gjithnjë e më shumë vullnetarizmin, jo vetëm si një mundësi për të marrë pjesë, por edhe si një mundësi për të mësuar dhe për të fituar përvojë,” vëren CMA Creek.

Aktualisht, CMA Creek ka thirrje të hapur ndërkombëtare për vullnetarizëm jashtë vendit, më shumë informacion rreth kësaj mund të gjenden këtu.

Shembujt nga disa shoqëri rinore në asnjë vend të botës nuk i lënë anash të rinjtë, dhe vullnetarizmi është një nga organizimet që tregojnë se në Maqedoni ka një rini të zhvilluar me vetëdije, e cila çdo vit është gjithnjë e më e gatshme për të marrë përgjegjësi për përfshirje aktive në vendimmarrje që janë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Ndryshe, Portalb.mk para disa muajsh realizoi edhe intervistë me dy vullnetare franceze në fend të cilën mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button