Faton Ganiu tregoi se si të veprojmë në rast rreziku në ujë kur hyni të notoni (VIDEO)

Interesimi i njerëzve të regjistrohen në klube sportive të notit në vendin tonë le për të dëshiruar. Rastet më të shpeshta që paraqiten në këtë sport janë fëmijët të cilët kanë deformitet në boshtin kurrizor dhe janë me rekomandim të mjekut. Sot për Portalb.mk, flet Faton Ganiu, Magjistër i Shkencave Sportive, profesor në Universitetin e Tetovës dhe profesioni i tij i dytë është trajner i notit. E gjithë karriera e tij është e përkushtuar te sporti, shëndeti, mirëmbajtja dhe mirëqënia shëndetësore.

Kur bëjmë një krahasim me sportet e tjera, e kuptojmë rëndësinë e sportit të notit. Te sportet e tjera zhvillohen vetëm muskujt, ndërsa te sporti i notit zhvillohen ashtet dhe muskujt. Për nga pozita që e merr trupi i njeriut është më i preferueshëm noti, pasi që nuk e marrim formën vertikale sikur kur jemi në lëvizje brenda ditës. Gjatë të notuarit trupi merr formën horizontale dhe shtrihet në sipërfaqen e uji, kështu boshti kurizor nuk ka asnjë ngarkesë.

“Për nga aspekt funksional, koha më e përshtatshme për t’u regjistruar në sportin e notit është nga mosha tre vjeçare, ndërsa për nga aspekti i të mësuarit është mosha gjashtë vjeçare. Këtë mund ta testojmë duke i dhënë disa detyra brenda ditës fëmijës tonë dhe të shohim se a e pranon informacionin por edhe njëkohësisht të njejtin informacion a e përpunon dhe a e shndërron në detyrë. Nëse e kalon këtë “provim familjar” atëherë mund të themi se ai është i gatshëm të pranojë një informacion dhe ta shndërrojë në detyrë .” u shpreh Faton Ganiu.

Noti pas një periudhe, rigjeneron të gjitha organet si nga sistemi respirator, kardiovaskular, hormonal dhe të gjitha përfitimet që i duhet një trupit të njeriut. Në moshën e adoleshencës, gjatë periudhës së zhvillimit të trupit ka raste ku vërehen deformitete, por e njejta ndodh mund të ndodh edhe në moshën më të madhe. Prandaj, sporti i notit rekomandohet nga të gjithë mjekët si një prej sporteve më fitimprurëse për shëndetin tonë.

Gjatë sezonës së verës fatkeqësisht ndodh që mund ta gjejmë veten në mes një situate të rrezikshme gjatë notimit. Andaj, Faton Ganiu tha që për t’iu shmangur rrezikut gjatë notimit, ne duhet të dimë se në çfarë periudhe të ditës rrymat në ujë janë më të forta. Këtë mund ta shohim nga dallgët të cilat krijohen. Dallgët paraqesin problem pasi që ato bëjnë nga tre rrotullime dhe pastaj rrymat shpërndahen majtas dhe djathtas, kjo situatë krijon panikë te njerëzit.

Përpara se të futemi në ujë, ne patjetër duhet që të ambientohemi me temperaturën e ujit pasi që ne përballemi me një temperaturë krejtësisht të ndryshme nga ajo e trupit dhe ambientit të jashtëm. Trupi kur përballet me këto temperatura nuk mundet ta mobilizojë sistemin termorregullator, kjo çon deri në komplikime te organizmi  i njeriut  ku mund të krijohen ngërçe në pjesën e muskujve ose ndonjë sulm. Për këtë arsye është e detyrueshme që ne të futemi në ujë ngadalë, duke i lagur ekstermitetet e poshtme dhe të sipërme që të mund të ambientohet trupi dhe venat ta njohin temperaturën e ujit dhe të ajrit që të mund të mobilizohet organizmi dhe t’i pranojë këto tre temperatura.” u shpreh Ganiu.

E rëndësishme është që në momentin që e shohim që dikush është duke përjetuar një rrezik në ujë, të raportojmë menjëherë te personi i cili është i përgjegjshëm për shpëtim. Njëkohësish duhet që të informohet edhe ndihma e shpejtë, pasi që nuk dihet se në çfarë gjendje do të dalë ai person nga uji.

“Përderisa ne përballemi në rrezik nga dallgët dhe rrymat në ujë, ne duhet të jemi të qetë dhe të jemi të përgatitur që do të luftojmë dhe do të kalojmë deri në breg. Në këtë rast trupi duhet të jetë i lirë dhe në asnjë mënyrë i shtrënguar, pasi që kur vjen dallga të mund të kalojë nën trupin e juaj dhe jo ju të kaloni nën dallgët. Nëse kaloni ju nën dallgët, dallga do të ju zhyt posht nën ujë dhe do të ju bëjë tre rrotullime dhe do të shpërndahet një pjesë majtas dhe tjetra djathtas, në këtë moment shfaqet paniku. Për atë arsye është e rëndësishme që ju të jeni të lirë dhe të notoni të qetë drejt bregut.” shtoi Fatoni.

Faton Ganiu për fund dha mesazhin për personat të cilët kanë krijuar familje dhe ndjejnë obligim që duhet të kujdesen dhe të shpëtojnë familjen e tyre, është mirë të paraqiten në kurs për shpëtimtar në ujëra të mbyllur dhe të hapur te Kryqi i Kuq. Ky kurs zgjat dhjetë ditë dhe një ditë mund të shpëtojë jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button