fbpx

Lista e vendeve më të pasura në botë: Maqedonia në pozitën e 78-të, Shqipëria në të 90-të, Kosova 105-të

Revista “Global Finance“, ka publikuar listën e vendeve më të pasura dhe më të varfra në botë. Në krye të saj ndodhen Luksemburgu, Singapori, Irlanda, pasuar Katarin, Makaon dhe Zvicrën. Maqedonia ndohet në vendin e 78, ndërsa nga vendet e Ballkanit, pas Maqedonisë ndodhet Shqipëria në vendin e 90-të, ndërsa Kosova në pozitën e 105-të, transmeton Portalb.mk.

Sipas hulumtimit të gazetës, vendet më të varfrat janë Siria, Afganistani, Libani dhe Ukraina.

Nga vendet tjera të rajonit, Kroacia renditet në vendin e 53-të, Mali i Zi në vendin e 69-të, Serbia në vendin e 72-të, Bosnja-Hercegovina në vendin e 88-të dhe Shqipëria në vendin e 92-të.

“Nëse thjesht marrim parasysh produktin e brendshëm bruto të një vendi – shuma e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga vendi gjatë një viti – atëherë do të duhet të konkludojmë se kombet më të pasura janë pikërisht ato me BPV-në më të lartë – Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia dhe Gjermania”, shkruan revista Global Finance.

Një problem tjetër me BPV-në është, siç shkruan “Global Finance”, se nuk mat shpërndarjen e pasurisë.

“Kjo është arsyeja pse një përfaqësim më i saktë i kushteve të jetesës së njerëzve fillon me ndarjen e GJDP-së kombëtare me numrin e njerëzve që jetojnë atje: GJDP për frymë dhe shkalla e rritjes së saj na tregojnë shumë më tepër për pasurinë sociale që është potencialisht e disponueshme për çdo person dhe nëse kjo pasuria po rritet ose zvogëlohet me kalimin e kohës”, thuhet në tekst.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button