Koha për ndryshime!!!

Të bombarduar gati çdo ditë, çdo orë nga fjala “Koha për ndryshime” ky ndryshim duhet të filloj por pikësëpari nga vetvetja jonë pastaj ta përcjellim tek tjerët. A na pëlqen ndryshimi?! Normalisht që po, por askush nuk po merr guxim ta bëj këtë, të gjithë presim nga njëri tjetri. Çdo ditë jetojmë me një shpresë të vetme se “do të bëhet mirë”, e kur do të jetë ajo ditë që do bëhet mire?! Përgjigja e thjesht dhe e shkurtër: Asnjëherë!

Në ditët e sotme është një gjë shumë interesante dhe e veçantë tek njerëzit, gjithë i shohin padrejtësitë ,por askush nuk po merr guximin të thotë se: “kjo nuk është e drejtë duhet ndryshim”. Disi jemi mësuar kështu të jetoj “sallamadi” e jo  të kemi një orar apo vizion jete.

Kur jemi në një diskutim me dikë në lidhje me ndonjë temë kur e ka gabim, ne tentojmë që bashkë biseduesi të ndryshojë veten, pa mos e shikuar edhe ne vetën tonë qe jemi plotë me gabime dhe që bëjmë plotë në çdo cep të jetës.

Dikush mund të thotë: Për çfarë ndryshimi po flet ti? Flas për një ndryshim që duhet ta bëjmë ne në vetën tonë pastaj të dalim në “kojshi” e më larg.

Ka ardhur një kohë shumë e rënde sepse i padrejti lufton të drejtin, njerëzit nuk maten sot me dije se sa janë të mirë por me injorancë.

Pra në fund, Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli apo një shoqërie pa mos filluar që ta bëj vet ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button