SHBA, 4 persona në gjendje kritike pasi rrufeja ra në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Një goditje rrufeje në Washington DC të enjten mbrëma ka bërë që katër persona të shtrohen në spital në gjendje kritike, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Duket se ata ishin në afërsi të një peme”, tha Vito Maggiolo, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Distriktit të Kolumbisë, gjatë një konference për media.

Gjuajtja e rrufesë ndodhi në Lafayette Square, një park në veri të Shtëpisë së Bardhë.

“Gjithçka që dimë me siguri është se ka pasur një goditje rrufeje në afërsi të tyre dhe të katër janë lënduar”, tha Maggiolo.

Viktimat, dy burra dhe dy gra, u gjetën pa ndjenja në vendngjarje dhe u dërguan në spital me lëndime të rrezikshme për jetën.

Oficerët e Shërbimit Sekret dhe policisë në zonë menjëherë kanë filluar t’u ofrojnë ndihmë viktimave pasi panë rrufenë.

“Agjentët, oficerët, dëshmuan këtë goditje rrufeje dhe menjëherë filluan të japin ndihmë”, tha Maggiolo.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) kishte lëshuar paralajmërim për stuhi të forta për zonën DC mbrëmjen e së enjtes.

“Kjo nuk është shaka”, shkroi në Twitter analisti i motit, Chris Vagasky.

“Nëntë persona e kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë këtë vit në SHBA. Katër persona u goditën sot në DC dhe janë në gjendje kritike”, shtoi Vagasky.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button