RMV, mungojnë 90 prokurorë, problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhshëm

Prokuroritë Publike në RMV se nuk sjellin epilogje të cilat do të kalonin në Gjykata dhe për këtë problem, ndikon edhe mungesa e potenciali njerëzor, që ka një rëndësi të madhe për realizimin e qëllimeve themelore dhe strategjike. Sipas Prokurorisë, në raportin e publikuar para disa ditësh për punën e Porkurorive Publike në RMV për vitin 2021, planifikimi i burimeve njerëzore, është çelësi për arritjen e suksesshme të qëllimeve të çdo institucioni dhe se kjo mungesë duhet të merret parasysh. Megjithatë, përveç se në raporte të tilla, Prokuroria asnjëherë nuk i thekson problemet e saj me “zë të lartë”, siç ndodh herë pas here me KShPK-në, transmeton Portalb.mk

Këshilli i Prokurorëve Publikë me vendimin për përcaktimin e numrit të prokurorëve publikë në prokuroritë publike, ka përcaktuar se nevojiten 262 prokurorë publikë në prokuroritë publike. Nga vendet e parapara janë plotësuar gjithsej 172, ndërsa duhet të plotësohen edhe 90 pozita të prokurorëve publikë. Gjendja me pozitat e plotësuara dhe të paplotësuara të prokurorive publike është si vijon:

Prokurori PP të parashikuar PP të plotësuar PP të paplotësuar
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut 15 8

7

Prokuroritë e larta publike
PLP Shkup

17

13

4

PLP Manastir

8

5

3

PLP Shtip

6

3

3

PLP Gostivar

8

4

4

PThP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup 18 14 4
Prokuroritë publike me komptencë të zgjeruar
PThP Shkup

67

50

17

PThP Veles

9

6

3

PThP Kumanovë

14

10

4

PThP Manastir

9

7

2

PThP Prilep

8

4

4

PThP Ohër

8

5

3

PThP Strugë

5

4

1

PThP Shtip

6

5

1

PThP Strumicë

9

6

3

PThP Koçan

6

5

1

PThP Tetovë

10

3

7

PThP Kavadar

5

4

1

PThP Kërçovë

5

2

3

PThP Gjevgjeli

4

2

2

PThP Gostivar

9

7

2

Prokuroritë publike me kompetencë themelore

PThP Kriva Pallankë

3

0

3

PThP Resnjë

2

1

1

PThP Dellçevë

2

1

1

PThP Berovë

3

1

2

PThP Radovish

2

1

1

PThP Shkën Nikollë

2

0

2

PThP Dibër

2

2

0

GjITHSEJ

262

172

90

Në kolonën e pozitave të plotësuara të prokurorëve publikë jepen të dhënat se në cilat prokurori publike gjatë vitit kanë kryer funksionin prokurorët, ndërsa në rubrikën e pozitave të paplotësuara nuk është shënuar numri i prokurorëve publikë, pozita e të cilëve u pushon funksioni.

Këto të dhëna tregojnë se nga 262 prokurorë publikë të parashikuar me vendim të Këshillit të Prokurorëve Publikë, vetëm 172 prokurorë publikë kryejnë funksionin, që është më pak se dy të tretat e pozitave të planifikuara. Kjo situatë vjen për faktin se nuk ka kandidatë me Akademi të kryer për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, ndërsa prokurori publik mund të zgjidhet vetëm nga ata që kanë përfunduar Akademinë.

Në vitin raportues (2021), Këshilli i Prokurorëve Publikë thirri dhe publikoi 3 konkurse, në të cilat u zgjodhën 12 prokurorë publikë edhe atë: Prokuror Publik Themelor në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli, Prokuror Publik Themelor në Prokurorinë Themelore Publike Strugë, 5 prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup dhe 5 prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup.

Këto zgjedhje nuk e shtuan numrin e prokurorëve publikë, por nga prokurorët ekzistues, sipas parimit të karrierës, u avancuan si drejtues ose në prokuroritë më të larta publike.

Në vitin 2021, Këshilli i Prokurorëve Publikë shkarkoi 7 prokurorë publikë, 6 prej tyre për shkak të plotësimit të kushteve për pension, ndërsa një me kërkesë të tij. Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut në analizën funksionale të kapaciteteve të prokurorisë publike, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për procedurë penale për zhvillimin e hetimeve dhe rolin e prokurorit publik në procedurë penale, të cilat parashikojnë zgjerimin e kompetencave të prokurorit publik në procedurë, konstatuan se është e nevojshme të forcohen kapacitetet e prokurorive publike me prokurorë publikë, shërbim profesion prokurorial dhe personel teknik.

Në analizën e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, konstatohet se është e nevojshme rritja e numrit të prokurorëve publikë në 274 të shpërndarë nëpër prokuroritë publike sipas tabelës në vijim:

Prokuroria   

 

Numri i  nevojshëm i prokurorëve publik Rritje prej
Prokuroria Publike e RMV-së 15 /
Prokuroritë e larta publike
PLP Shkup 19 2
PLP Manastir 9 1
PLP Shtip 6 1
PLP Gostivar 7 1
PThP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup 17 4
PThP Shkup 71 9
PThP Veles 10 1
PThP Kumanovë 14 3
PThP Manastir 12 3
PThP Prilep 10 2
PThP Ohër 8 /
PThP Strugë 5 /
PThP Shtip 7 1
PThP Strumicë 10 1
PThP Koçan 6 /
PThP Tetovë 10 /
PThP Gostivar 9 /
PThP Kavadar 5 /
PThP Gjevgjeli 5 1
PThP Kërçovë 5 1
Prokuroritë publike me kompetencë themelore
PThP Kriva Pallankë 2 /
PThP Resnjë 2 /
PThP Dellçevë 2 /
PThP Berovë 2 /
PThP Radovish 2 /
PThP Shën Nikollë 2 /
PThP Dibër 2 /
 Gjithsej 274 31

Mungesa e prokurorëve dhe ndikimi i politikës, sjellin zvarritje të procedurave ose vendime që nuk zgjidhin çështje.

Në qershor të këtij viti, Komisioni Antikorrupsion u ankua se një pjesë e madhe e lëndëve që inicion nuk kanë epilog, përkatësisht nuk kalojnë në Gjykatë, me arsyetimin e nuk kanë elementë të veprës penale. Nga ky institucion thanë se, nga 187 iniciativa të saj të ngritura prej 20 vitesh para organeve më të larta përgjegjëse, disa prej këtyre janë dorëzuar në Prokurori, vetëm tre kanë arritur në gjykatë, ndërsa për të tjerat lëndë, përgjigjja ka qenë se nuk kanë bazë dhe elemente të mjaftueshme të veprës penale.

Sipas Antikorrupsionit edhe pse nuk mund ta thonë se ku qëndron problemi i Prokurorisë, por ajo që mund të konstatojnë është se ka mungesë kuadri dhe çka është më e rëndësishmja, Prokuroria nuk del hapur të flasë për kapacitetin dhe problemet e saj.

Vërejtja kryesore e tyre ndaj Prokurorisë është se disa procedura janë të stërzgjatura, zvarriten gjërat dhe nuk është në nivelin që duhet, ndërsa këto janë edhe mangësi sistemore. Sipas tyre, ka disa reforma që janë bërë në aspekt të rregullativës ligjore, edhe kode etike të reja janë sjellë edhe për gjykatës edhe për prokuror. Këshilli Gjyqësor vepron deri diku në mënyrë shumë më proaktive, Këshilli i Prokurorëve, ngec, aty duket se politizimi është më i madh.

“Prokuroria duhet të jetë më e prerë në mënyrë që të kuptojmë saktë pse nuk përfundojnë ata procedura me epilog në kohë dhe ashtu siç ne konsiderojmë. Ata konsiderojnë se ata veprojnë dhe se ata janë kompetentë të vendosin në fund se iniciativa është në rregull, ka elemente për vepër penale ose s’ka. Se kur e qon në prokurori duhet të ketë elemente të veprës penale”, thanë nga KShPK.

Atëkohë arsyetimi i Prokurorisë ishte se ata veprojnë, porse kur nuk kanë bazë se është kryer vepër penale, rastet nuk mund t’i çojnë më tej, por askund nuk përmendën se kanë mungesë kapaciteti në aspektin e burimeve njerëzore.

Vërejtje për nevojën e rritjes së burimeve financiare dhe njerëzore nga institucionet përkatëse, kishte edhe në raportin e KE-së të vitit 2021, kur mes tjerash thuhet se vendi duhet të “alokojë burime të nevojshme financiare dhe njerëzore për qendrat hetimore, të ngritura në Prokurorinë Themelore Publike, duke u mundësuar atyre të rrisin efikasitetin e hetimeve dhe të përmirësojnë bashkëpunimin ndërinstitucional”.

Ndryshe, problemet në fushën e drejtësisë stagnojnë edhe rrugën eurointegruese e vendit, pasi reformat në këtë sektor janë pjesë shumë e rëndësishme e procesit të vendit në rrugën drejt Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button