PASQYRË

Kisha frikë nga ti
që në fëmijëri.
Frikë të shihja veten
në një copë pasqyre!Më thanë se është mëkat
ta shihja veten shpesh.
Këtë e dëgjoja nga ata
që veten nuk ditën me e deshtë.

Fillova të të doja
n’momentin kur të buzëqesha.
Befas kuptova
se kështu është ‘dhe jeta.

Jeta është vetë pasqyrë
ndaj i flisni fjalë të mira.
Çdo t’mirë e t’keqe që shohim tek tjetri
atë e kemi te vetja.

Pasqyrë janë gjithë njerëzit
ku ne shohim veten.

Autore: Mimoza Zymeri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button