Llukarevska: I qasshëm versioni i ri i aplikacionit “TVSHime”, ka rregulla të reja dhe politika të privatësisë

Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), Sanja Llukarevska informoi se versioni i ri i aplikacionit “TVSHime” është i qasshëm për shfrytëzuesit e “Huawei”-t dhe “iPhone”-it, ndërsa pritet miratim edhe nga “Play store”, duke përmendur se aplikacioni ka rregulla të reja dhe politikë të privatësisë, njofton Portalb.

“Pas tre viteve të domosdoshme janë ndryshime në aplikacionin ‘TVSHime’, për shkak se kemi numër të madhe të shfrytëzuesve. Azhurnimi ka përfunduar për shfrytëzuesit e ‘Huawei’ dhe ‘iPhone’ dhe ata mund ta zbresin versionin e ri, ndërsa nga ‘Play store’ ende nuk kemi informatë kthyese kur versioni i ri do të vendoset në qarkullim”, tha Llukarevska në intervistë për Televizionin Kanal 5.

Aplikacioni, siç shtoi, ka rregulla të reja, politikë të privatësisë, si dhe numër të madh të shfrytëzuesve për @farë arsye edhe po zvarritet procesi për kontrolle.

“Këto rregulla nuk varen nga ne si institucion, por nga ekipi që e rregullon sistemin. Presim që së shpejti kjo të zgjidhet”, shpjegoi Llukarevska.

Ndërkohë, theksoi ajo, si alternativë shfrytëzuesit mund t’i përdorin barkod lexuesit dhe skanerët në të gjithë njësitë rajonale të DAP-it.

Nga viti 2023, siç potencoi Llukarevska, do të rritet shuma e limitit nga kthimi i TVSH-së.

Lidhur me ribalancin e buxhetit dhe masat e reja, Llukarevska, e cila është edhe nënkryetare e LSDM-së, theksoi se janë ndarë më shumë mjete për kategori të targetuara të qytetarëve dhe se të njëjtat do të implementohen në kohë.

“Me ribalancin kemi detyrim të ri, kemi shumë të re të mjeteve të cilat duhet t’i grumbullojmë. Më shumë mjete do të ketë për ndihmë sociale, bujqësi, kontribute për rroga, pensione të rritura, por edhe më shumë mjete për efikasitet energjetik. Masat do të jenë në kohë për shkak se për momentin por kdiqen të gjithë kapacitetet. Ky nuk është sprint, por maratonë, të gjithë e dimë se na pret vjeshtë e gjatë dhe dimër i vështirë”, shpjegoi Llukarevska.

Kjo masë e vendosur në vitin 2019, parasheh që çdo qytetar që ka mbi 15 vjet dhe ka letërnjoftim të vlefshëm, të ketë mundësi për kthim të TVSH-së. Është e nevojshme vetëm që të ketë llogari bankare dhe të jetë i regjistruar në sistemin e-tatime. Masa ishte paralajmëruar se çdo familje do të fitojë maksimum nga 500 euro në vit nga kthimi i TVSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button