Gjendet djaloshi i kidnapuar në Çairçankë

Ka përfunduar drama disa orëshe me kidnapimin e djaloshit 12 vjeçar në qendrën tregtare “Çairçankë” të Shkupit.

Kanë qenë vet kidnapuesit të cilët e kanë lënë të lirë djaloshin L.B. (12) në afërsi të xhamisë së Butelit në Shkup.L.B. (12) aktualisht është në stacion policor duke dhënë sqarim se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Policia do të vazhdojë të kërkojë personat e maskuar dhe duhet të mësohet cilat ishin arsyet e këtij kidnapimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button