Aplikacioni celular “Bebbo” pjesë e diskutimeve për transformimin e arsimit (VIDEO)

Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë për Arsim dhe Shkencë ka marrë pjesë në Paris në konsultimet që po zhvillohet para Samitit të OKB-së për transformimin e arsimit deri në vitin 2030, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë periudhës së kaluar, Ministria e Arsimit realizoi konsultime për përgatitjen e Samitit të OKB-së për transformimin e arsimit, i cili do të mbahet në shtator në Nju Jork, si dhe për plotësimin e Strategjisë për Arsimin”, deklarojnë nga Ministria.

Raportohet që pjesë e takimit ishte edhe diskutimi për sfidat dhe projektet e ardhshme në fushën e kërkimeve shkencore dhe inovacionit.

“Pjesë e aktiviteteve përgatitore ishte edhe panel diskutimi për promovimin e aplikacionit celular “Bebbo”, i zhvilluar nga UNICEF-i. Aplikacioni celular synon t`ju ofrojë prindërve të fëmijëve që nga mosha e hershme deri në gjashtë vjeç, qasje më të lehtë deri te informacionet gjithëpërfshirëse dhe të verifikuara dhe mjete ndërvepruese me përgjigje për një sërë pyetjesh që ndërlidhen me shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve”, deklarojnë nga Ministria.

Ministria theksoi edhe konsultimet e ministrit me shoqërinë civile dhe deputetet për hartimin e Strategjisë Kombëtarë të Zhvillimit 2022-2024, strategji e bazuar në mjedisin jetësor, kapitalin njerëzor, rritjen ekonomike dhe infrastrukturën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button