Mediat online, sërish në grackën e “keqinformimit”

Mediat online kanë rënë sërish pre e fotove dhe lajmeve të pavërteta. Imazhi i një djali 4-vjeçar që kalon kufirin për në Poloni i vetëm është raportuar nga shumë media. Faktoje verifikoi se djaloshi ka qenë i shoqëruar nga familja e tij, ndërkohë që kalonte kufirin drejt Polonisë, shkruan Faktoje.

Imazhi i një djaloshi i cili kalon kufirin Ukrainë-Poloni i përlotur, duke e lënë vendin e tij nën pushtimin rus, është shpërndarë në shumë rrjete sociale dhe media online përgjatë ditëve të fundit. Media të ndryshme në vend raportuan për “një djalë të vogël i cili me lot në sy kalon kufirin krejtësisht i vetëm.

“I vetëm në kufi me një lodër pellushi në qese, vogëlushi ukrainas lë pas shtëpinë mes lotësh”, “Një fëmijë ukrainas duke qarë, teksa i vetëm kalon kufirin për në Poloni”, “Një video që bëri botën të qajë: Djali i vogël kalon kufirin krejtësisht i vetëm”, “E dhimbshme! Djaloshi ukrainas kalon kufirin Ukrainë-Poloni fill i vetëm, duke qarë”, “E dhimbshme/ Pa nënën, pa babin e pa askënd, fëmija ukrainas qanë…duke ecur drejt kufirit të Polonisë… ka mbetur krejtësisht i vetëm”.

Këto janë disa prej titujve të përdorur nga media online dhe faqe të ndryshme në Shqipëri, të cilat kanë shpërndarë videon e djaloshit në rrjetet sociale. Nga një verifikim i kryer nga Faktoje, evidentuam postime të ngjashme në disa faqe në Facebook të cilat kanë regjistruar një numër të madh reagimesh, duke arritur në qindra pëlqime dhe komente.

Screenshot, postimi i shpërndarë në media shqiptare

Screenshot, postimi i shpërndarë në rrjete sociale

Edhe pse skena e largimit të një djali nga vendi i tij për shkak të pushtimit është tronditëse, Faktoje verifikoi se ky djalosh ka qenë nën shoqërimin e familjarëve në momentin e kalimit të kufirit ukrainas.

Përmes programit “Google search image” ne arritëm të identifikojmë media të huaja të cilat kanë publikuar historinë e vogëlushit.

*Pjesë nga kërkimi përmes Google search image

*Pjesë nga kërkimi përmes Google search image

Fotografia në fjalë është ripublikuar në shumë media ukrainase në muajin mars të këtij viti, ku mes publikimeve gjendet edhe një reagim nga Shërbimi Kufitar polak, ku përmes profilit zyrtar në Tëitter thekson se informacioni i shpërndarë se djaloshi ka kaluar kufirin i vetëm, është i pavërtetë.

“Ju bëjmë me dije se ndryshe nga informacionet e raportuara në media, 4-vjeçari Valerij nuk ka kaluar vetëm kufirin, por ka qenë me familjen e tij. Nga efektivët në pikën kufitare ka marrë ëmbëlsira dhe dhurata. Ai dhe familja e tij janë të sigurt në Poloni”, thuhet në profilin zyrtar në Tëitter të Shërbimit Kufitar polak.

Postimi i shpërndarë në faqe zyrtare të TËitter të Shërbimi Kufitar Polak

Në këtë postim gjithashtu është shpërndarë një foto nga kamera e vëzhgimit, ku shihet djali, por edhe familja e tij që së bashku me të ka ikur nga Ukraina.

Foto nga kamera e vëzhgimit, e shpërndarë nga Shërbimi Kufitar Polak

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button