Videoja virale me ‘ushtarët ukrainas që ndahen nga të dashurat’, është klip i një filmi

Një klip me skena prekëse, ku pretendohet se ushtarë ukrainas përshëndeten me të dashurat e tyre para se të shkojnë në luftë, ka bërë xhiron e mediave sociale edhe në vendin tonë. Mirëpo, Faktoje arriti të verifikojë se këto skena janë pjesë e një filmi ukrainas të vitit 2017 dhe nuk kanë të bëjnë me konfliktin aktual Rusi-Ukrainë, shkruan Faktoje.

Një video emocionuese që qarkullon me përshkrim sikur u përkasin ushtarëve ukrainas që përqafojnë dhe puthin të dashurat e tyre është bërë virale në mediat sociale, por edhe në mediat e ndryshme në vendin tonë.

Shumë përdorues, përfshirë edhe figura të njohura e kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale këtë video, por edhe mediat nuk i kanë shpëtuar publikimit të këtij klipi me skena të dhimbshme, si video nga zona e luftës.

Pamje të shpërndara në mediat sociale

Në emisione të ndryshme dedikuar luftës, u diskutua gjatë mbi videon prekëse e cila i ka bërë të gjithë të besonin se i përkiste zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Faktoje e verifikoi këtë video përmes motorit të kërkimit online google reverse image” dhe në Youtube arritëm të gjenim të njëjtat pamje nga klipi që është bërë viral në Shqipëri. Nga ky verifikim rezulton se klipi i nuk i përket ngjarjeve aktuale që po ndodhin në Ukrainë, por është një skenë nga një film ukrainas me titull “The War of Chimeras”.

Screenshot nga kërkimi në Youtube, pamje të skenave nga filmi në vitin 2017

Screenshot nga kërkimi në Youtube, pamje të skenave nga filmi në vitin 2018

Ky film, është prodhuar në vitin 2017, me regji të Anastasiia Starozhytska dhe Mariia Starozhytska.

Të njëjtin raportim për qarkullimin e klipit të filmit gjoja si pamje nga zona e luftës, e kanë pëcjellë edhe organizatat faktverifikuese nga Ukraina dhe vende të tjera, ku ajo ka qarkulluar më së shumti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button