fbpx

Foto nga Lufta II Botërore po ‘shiten’ si pamje nga lufta në Ukrainë

Pak orë pas nisjes së sulmeve ushtarake në Ukrainë, raportimet nisën të shpërndahen me foto ilustruese nga zona e luftës. Nga një verifikim i Faktojes rezulton se jo çdo foto e serivirur tregon realitetin nga Ukraina. Përmes motorit të kërkimit TinEye zbuluam se media të ndryshme po ‘shesin’ foto të Luftës II Botërore si pamje të ‘minutës së fundit’ nga Ukraina, shkruan Faktoje.

Kriza në Ukrainë e ndjekur më pas edhe nga sulmet e para të ushtrisë ruse gjatë mëngjesit të 24 shkurtit po ndiqet edhe nga fenomeni i shpërndarjes së lajmeve të rreme. Shqipëria nuk është përjashtuar nga ky fenomen, ku përmes rrjeteve sociale po ‘korren’ klikime me foto dhe video prekëse, por që nuk i përkasin situatës aktuale.

Një ndër rastet është edhe shpërndarja e kësaj fotografie:

Në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, është bërë virale një foto ku shihet një fëmijë i cili qëndron pranë rrënojave të një zonë lufte. Foto me hashtagaun “FotoeDites” është postuar me përshkrimin:“As shkollë e as kopsht, dita nisi ndryshe për fëmijët në Ukrainë, teksa dëgjonin zhurmën e sirenave e të predhave që binin mbi qytetin e tyre.”

Ne në Faktoje filtruam përmes programeve të kërkimir online, përmbajtjen e fotos dhe rezulton se ajo i përket vitit 1945 dhe është shkrepur në Londër. Foton e shkarkuam nga faqja në të cilën ishte publikuar dhe e ngarkuam në Programin Tineye.

*Programi TinEye që përdorëm për të filtruar foton

 

Rezultatet që dolën pas ngarkimit të fotos ishin këto:

Sikurse dukej edhe në listën e rezultateve të përftuara nga ky program kërkimi, rezultojnë 52.5 miliardë imazhe të saj të shpërndara dhe të fotoshopuara, por asnjëra nuk i përket kompanisë dhe për më tepër t’i referohet situatës në Ukrainë.

Cila është foto origjinale?

Fotografia origjinale bardh e zi, është shkrepur nga fotografja Toni Frissell me diçiturën “Një djalë i braktisur duke mbajtur një kafshë lodër mes rrënojave pas bombardimeve ajrore gjermane të Londrës në 1945”

Qarkullimi i fotove prekëse me qëllim rritjen e klikimeve, por që nuk lidhen me situatat reale për të cilat raportohet, është një fenomen që përsëritet sidomos në kohë krizash, sic janë luftërat, pandemitë etj. Me përdorimin gjithnjë e më të madh të rrjeteve sociale edhe shpërndarja e tyre duke rritur keqinformimin masiv është në nivele shqetësuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button