RMV, afër 850 raste të reja me virusin korona

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.890 të testuarve kanë rezultuar 844 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 844
  • Riinfektime: 188
  • Të vdekur: 3
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 3
  • Të shëruar: 815
  • Testime: 1.890

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.139. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kavadari dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 330.016
  • Të shëruar: 316.490
  • Të vdekur: 9.387
  • Testime: 2.123.580

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button