Mos i injorni këto siptoma: Refluksi rrit rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse

Edhe pse periudhat e herëpashershme të urthit, të quajtura edhe refluksi acidik, nuk janë shkak për shqetësim, ato nuk duhet të injorohen nëse përsëriten. Sipas një sondazhi me gjysmë milioni të rritur, njerëzit që vuajnë nga refluksi kanë dy herë më shumë gjasa të diagnostikohen me kancer të ezofagut ose sistemit të të folurit gjatë jetës së tyre, shkruan Panacea.

Rreth 17 për qind e këtyre kancereve te njerëzit e moshës 50 deri në 70 vjeç mund të lidhen me refluksin, thanë studiuesit.

Një rrezik i shtuar perceptohet pavarësisht nga gjinia, veçanërisht nëse njerëzit pinë duhan ose konsumojnë alkool, të cilët janë disa nga faktorët për zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

Refluksi nuk është vetëm shkak i mundshëm i kancerit, por edhe simptomë kryesore e kancerit të ezofagut. Kjo mund të mbulojë ose maskojë sëmundjen pasi ata që janë mësuar të jetojnë me refluksin mund të mos mendojnë shumë për të.

Shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Simptomat kryesore të kancerit të ezofagut janë mjaft të vështira për t’u vërejtur, thonë mjekët. Këto janë refluksi, problemet me gëlltitjen, ndjenja se po sëmureni, shqetësimet e tretjes dhe gulçimi i shpeshtë. Disa shenja të tjera mund të jenë kolla e ngjirur që nuk përmirësohet, humbja e oreksit ose humbja e peshës, ndjenja e lodhjes dhe dhimbje gjoksi.

Refluksi që shfaqet në mënyrë të përsëritur quhet sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD). Me pak fjalë, kjo ndodh sepse muskuli që lejon ushqimin të rrjedhë nga ezofagu në lukth nuk funksionon siç duhet. Acidi i lukthit kështu arrin të hyjë në ezofag ku shkakton acarim.

Mund të prekë këdo, por ka më shumë gjasa të diagnostikohet tek personat mbipeshë, gratë shtatzëna, duhanpirësit ose ata që marrin medikamente të caktuara. Prandaj, mjekët pothuajse gjithmonë ju këshillojnë të lini duhanin dhe të humbni peshë (nëse është e nevojshme). Gjithashtu rekomandohet shmangia e ushqimeve dhe pijeve që e përkeqësojnë problemin, si kafeja, domatet, alkooli dhe erëzat.

Simptomat

Simptomat e GERD përfshijnë djegie në kraharor, shije të keqe në gojë, lemzë ose gulçim, zë të ngjirur, erë të keqe të gojës ose fryrje. Simptomat zakonisht përkeqësohen pas ngrënies, veçanërisht nëse jeni ulur ose shtrirë.

Ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për trajtimin nëse keni urth për një periudhë të gjatë kohore gjatë ditës për tre javë ose më shumë, nëse ndryshoni stilin e jetës tuaj dhe ilaçet pa recetë nuk ju ndihmojnë, ose nëse keni simptoma të tilla si, ngecja e ushqimit në fyt, të përziera të shpeshta ose humbja e shpejtë e peshës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button