Tetovë, panairi i librit i kapur në një apati verore (VIDEO)

Interesimi për panairin veror të librit në Tetovë është tejet i ulët, ndonëse i njëjti organizohet për herë të parë në këtë format. Madje, sot derisa gazetari i Portalb.mk ishte në terren aty mungonin vetë shitësit nga shtëpitë botuese pjesëmarrëse në këtë panair. Panairi këtë vit sipas organizatorëve targeton edhe mërgimtarët ku të njëjtët të kenë mundësi të blejnë libra në gjuhën shqipe. Shitësit dalin në terren pas orës 17.

Panairi veror filloi të hënën (1 gusht) dhe i njëjti pritet të zgjas deri në fund të javës, ditën e diellë (7 gusht). Pjesëmarrës në këtë panair janë shtëpi botuese nga vendi, Kosova dhe Shqipëria.

Por, sot në mesditë deri sa gazetari i Portalb.mk vizitoi këtë panair, aty nuk ishin shitësit të cilët edhe ofrojnë produktin e këtij panairi.

Mungonin edhe blerësit, por interesim kishte rrallë ndonjë. Madje, ata ndalonin shihnin ndonjë libër por nuk kishte kush tua shiste apo të konsultoheshin për të njëjtin.

This slideshow requires JavaScript.

Ndërkaq, siç edhe mund të shihet edhe në videon më poshtë, në qytet në këtë kohë kishte qytetarë të cilët lëviznin, çdo njëri me punët e veta.

Nga organizatorët e panairit më vonë gjatë ditës bënë të ditur për Portalb.mk se shitësit nga shtëpitë botuese dalin nëpër shtandet e tyre nga ora 17 deri në ora 22:30.

Një nga organizatoret e këtij panairi, Vjollcë Berisha nga shtëpia botuese “Syth” në hapje të panairit tha se te ne nuk mungon paraja për ta blerë librin, por mungon shprehia dhe se librat duhet t’i rradhisim në listën e prioriteteve. Ajo thotë se qëllimi i fundit i këtij panairi është shitja, qëllimi është reklamimi, takimi, aktivitete të ndryshme.

“Është organizim i vogël dhe modest por që ka shumë domethënie për qytetin tonë. Në këtë kohë dasmash, pushimesh dhe zgjedhjesh ta çojmë vëmendjen te libri, pasi nuk është një vëmendje që duhet të shkëputet ndonjëherë. Do të provojmë edhe në sesonin e verës për tu dhënë mundësi edhe atyre që kanë ardhur nga diaspora, atyre që janë lodhur nga studimet e shkollës dhe që duan të lexojnë libra pak më të lehtë për tu relaksuar dhe për tu thënë qytetarëve të Tetovës se ky segment është i rëndësishëm për ne ashtu duhet të jetë edhe për ju dhe për ta vazhduar”, tha Berisha.

Ajo shtoi se Tetova dhe shqiptarët nuk bëjnë pjesë te kombet që nuk e duan librin, leximin, sipas saj kjo është rrënjosur gabimisht.

“Ndonjëherë mungon oferta, ndonjëherë mungojnë politikat e mirëfillta kulturore, që ne përpiqemi ti bëjmë. Panairi nuk fillon me ne ka pasur edhe më herët, ne duam të sjellim një element ndryshe dhe besoj që do e sjellim”, përfundoi Berisha.

Poeti dhe studjuesi Ejup Ajdini gjatë hapjes së panairit u shpreh se ky panair tregon se po rikthehemi në rrugën e drejtë të emancipimit kulturor moral dhe shkencor pasi sipas tij librit në këto dekadat e fundit ju zu fryma nga këto mediumet, nga këto mjetet tjera si interneti, facebooku.

“Libri është mjeti i vetëm i civilizimit, janë edhe mjetet tjera si televizori por ata janë informacione, kurse ajo që lidhet me botën e brendshme shpirtërore të njeriut ajo është libri. Tetova nuk është bosh, ka lexues.  Apeloj që çdo familje sadopak të ketë një bibliotekë të vetën dhe të ju lëmë trashegimi brezave tjerë”, tha Ajdini.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ndryshe, ky panair organizohet nga shtëpia botuese “Syth” dhe “Nobel” pas atij të dhjetorit të kaluar. Panairi është organizuar me baza vullnetare dhe me përkrahje të disa sponsorëve privatë, pa përkrahje të institucioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button