EMV emëroi drejtorët e tre ndërmarrjeve të themeluara për ngrohjen në Shkup

ShA EMV ka regjistruar tre kompanitë me të cilat do të aplikojë në shpalljen e qeverisë për marrjen e ngrohjes së Shkupit në vend të Balkan Energy Group. Veprimtaria e të tre kompanive është furnizimi me ngrohje dhe klimatizim në adresën e menaxhimit të elektranave shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Për këtë qëllim janë themeluar tre subjekte – Furnizimi me ngrohje EMV, i cili do të mbledhë faturat, EMV shpërndarja e ngrohjes, e cila do të marrë përsipër rrjetin e ngrohjes dhe EMV prodhimin e ngrohjes,që do të duhet të gjejë mënyrë se si me prokurimin e gazit natyror do të ngrohë rreth 60.000 amvisëri të Shkupit.

Mesud Jakupi (administrator i TI-së), shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Studeniçan, ka marrë mandat gjashtëmujor si drejtor i furnizimit me ngrohje në EMV, ndërsa anëtarë të këshillit mbikëqyrës janë Petar Petrovski nga Manastiri, vajza e Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Besiana Xhaferi Beqiri nga Çairi dhe Zorica Giovska nga Gazi Baba.

Në kompaninë më të rëndësishme – EMV për prodhimin e nxehtësisë, drejtor është emëruar Zlatko Piperkoski, inxhinier elektrik nga Kërçova, i cili vitin e kaluar është shkarkuar nga pozita e drejtorit të REK Oslomej. Këshilli mbikëqyrës përbëhet nga Sonja Stefanovska dhe Ljubço Kizhevski nga Shkupi dhe Valbona Halili nga Kërçova.

Drejtoreshë me mandat gjashtëmujor në shpërndarjen e ngrohjes EMV është emëruar Menka Jovanovska nga Manastiri si inxhiniere e diplomuar e makinerisë, ndërsa tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë Aleksandra Marojeviq, Xhevit Kovaçi dhe Biljana Nikolova, përndryshe të gjithë nga Shkupi.

Qeveria e ngarkoi SHA EMV – Shkup të themelojë tri shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar që do të prodhojnë, shpërndajnë dhe furnizojnë energji termike për zonën e qytetit të Shkupit. Një hap i tillë vjen pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) i hoqi tri licencat kompanisë BEG për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike.

Qeveria e RMV-së do të duhet të shpallë thirrje publike për përzgjedhjen e një kompanie të re që do të ofrojë shërbimet për të cilat BEG ishte përgjegjës deri më tani, për të cilën tashmë është e sigurt se ShA EMV do të paraqitet. Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm Vasko Kovaçevski tha se këto ndërmarrje do të mbështeten në kuadrin e tyre, por do të marrin edhe punëtorë nga BEG.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button