Me 27 avionë luftarakë, Kina nisi stërvitjen më të madhe ushtarake rreth Tajvanit

Kina dha të mërkurën një paralajmërim të qartë për Tajvanin duke dërguar 27 avionë luftarakë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit.

Ndërhyrja vjen teksa Kina po fillon stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë në detet përreth Tajvanit pas vizitës së politikanes amerikane Nancy Pelosi, shkruan CNN, transmeton Euronews.

Ministria kineze e Mbrojtjes publikoi një hartë të gjashtë zonave përreth ishullit ku planifikon të kryejë stërvitje ajrore dhe detare, si dhe ushtrime me zjarr të drejtpërdrejtë, si pjesë e asaj që një zëdhënës e përshkroi si një “bllokadë”.

Anijet dhe avionët janë paralajmëruar të qëndrojnë jashtë zonave gjatë stërvitjeve. Tajvani tha se Kina po përpiqej të ndryshonte status quo-në në rajon.

Zyrtarja e lartë amerikane Nancy Pelosi bëri një vizitë të shkurtër por të diskutueshme në Tajvan, të cilin Kina e konsideron si një provincë të shkëputur.

Stërvitjet janë përgjigja kryesore e Pekinit, megjithëse ka bllokuar gjithashtu disa tregti me ishullin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button