Kallëzim penal për prokuroren Ruskovska, Trajçeva dhe Josifoska nga Muaremi

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ekipit të prokurorëve që kanë bastisur hapësirat e kësaj drejtorie. 360 shkallë sqaroi që Muaremi ka vlerësuar që kjo bastisje është tendencioze me qëllim të prishjes së shëmbëlltyrës së drejtorit dhe drejtorisë, raporton Portalb.mk.

Muaremi vlerësoi që kjo bastisje është me qëllim që të ndikohet në lëndët që janë hapur nga ky institucion.

Ai ka theksuar që deri në fund të javës, gjegjësisht fillim të javës së ardhshme, do të paraqet kallëzim penal për udhëheqësen e Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska dhe prokuroren Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska.

Drejtoria vlerësoi që gjatë bastisjes është keqpërdorur detyra zyrtare nga prokurorët dhe janë falsifikuar dokumentet zyrtare, gjatë nxjerrjes së Urdhrit për bastisje nga gjykata.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me të cilën udhëheqë Vilma Ruskovska, më 18 korrik kreu bastisje në Policinë Financiare ku drejtor është Arafat Muaremi.

Sipas Prokurorisë bëhej fjalë për një lëndë të formuar pas paraqitjes së një grupi të qytetarëve dhe se nuk bëhet fjalë për konfiskimin e pasuksesshëm të pronës së “Transmet” në lëndën “Trust” ku Avokatura e Shtetit ka dorëzuar padi penale, mes tjerash edhe për drejtorin Muaremi.

Sipas Avokaturës së Shtetit derisa Muaremi ka qenë hetues në Prokurorinë Speciale bashkë me Prokurorët kanë miratuar vendime me të cilat tani rëndohet konfiskimi i pasurisë së “Transmetit” të Sead Koçan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button