Kundërspin: Populizmi i Apasievit për gjobat e trafikut është spin që mund të kushtojë jetë

Dimitar Apasiev, lideri i “Levicës” doli me qëndrim në publik se policia e trafikut i dënoi shumë qytetarët dhe për 45 ditë vetëm për tejkalim shpejtësie në autostradë kishte mbledhur 350 mijë euro nga gjobat e shqiptuara. Një arsyetim i tillë është spin, sepse nuk sqarohet konteksti, gjegjësisht numri i personave të vrarë në aksidente trafiku, faktori shpejtësi si shkak dhe efektet e arritura nga kontrollet dhe gjobat e shpeshta, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Теоfill Bllazhevski

Dimitar Apasiev, ka dalë me qëndrim rreth gjobave për shkeljet në komunikacion, në të cilin mund të vërehet spin:

SpinZhvatje për së gjalli – Policia rrugore vetëm për një muaj e gjysmë u ka mbledhur qytetarëve 350 mijë euro (me shkronja: treqind e pesëdhjetë mijë euro) nga kontrollet me radarë dhe gjobat për tejkalim shpejtësie në autostradë!

+ Katër pagesat rrugore për në Shtip i keni falas nga Qeveria.

p.s. Për këtë arsye, “Levica” angazhohet për rikthimin e “pikëve dënuese” në librezat e patentë shoferëve

[Burimi: Аntropoll/FB i Dimitar Apasiev – data: 28.07.2020]

Kundërspin: Deputeti dhe lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev, ka dalë me qëndrim në lidhje me pagesën e gjobave nga policia rrugore, ku në deklaratë vërehet rrotullim (spin) në dy drejtime.

Duke vlerësuar se është “zhvatje për së gjalli” e qytetarëve, fakti që policia rrugore ka grumbulluar 350 mijë euro për 45 ditë dhe vetëm në autostradë, Apasiev nuk e publikon burimin e të dhënave, në mënyrë që opinioni t’i vlerësojë si të dhëna të sakta. Që do të thotë, është lënë mundësia që mund të flitet për numër manipulues. Kjo pasi sipas të dhënave zyrtare të MPB-së deri në vitin 2019 janë shqiptuar/arkëtuar më së shumti gjoba në atë vit – 16.204, ndërsa nuk ka të dhëna për dy vjet e gjysmë të kaluar. Por meqenëse nuk e dimë as numrin e përgjithshëm të shprehur në para, këtë mos theksim të burimit të të dhënave që nxjerr Apasiev do ta konsiderojmë si minus më të vogël, duke marrë supozimin se mund të jetë e vërtetë. (“Vërtetmatësi” u përpoq të verifikonte të dhënat, por, në momentin e mbylljes së këtij teksti, nuk arritëm ta bënim këtë).

Shumë më tepër peshë ka mesazhi që dërgon me këtë lloj plasim të të dhënave dhe vlerësimit se është “zhvatje për së gjalli” pa detaje të tjera, dhe pikërisht këtu është edhe rrotullimi kryesor në pretendim.

Çështja është se vlerësimi “zhvatje për së gjalli” jepet pa kontekst. Ndërsa, konteksti është në shkaqet e aksidenteve rrugore në vend dhe pasojat e tyre..

Sipas dy dokumenteve, Analiza e gjendjes së trafikut rrugor në dhjetë vitet e fundit dhe Llojet e aksidenteve në komunikacion në periudhën 2010 dhe 2019shpejtësia ose ngasja mbi shpejtësinë e lejuar është arsyeja që është në krye të aksidenteve në komunikacion, ndërsa për periudhën 2010-2019 në aksidente trafiku e kanë pësuar gjithsej 62 mijë qytetarë. Nga ky numër, 1.527 persona kanë vdekur, 8.792 persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe 52.257 persona kanë pësuar lëndime fizike (fq. 30 e Analizës).

Madje, sipas analizës së dy dokumenteve, më së shumti vdekje u regjistruan në vitin 2013, kur vdiqën 198 persona, dhe më së paku në vitet 2014, 2018 dhe 2019, kur ky numër ishte rreth 130 vdekje.

“Në të gjitha vitet e përmendura, faktori numër një është shpejtësia (shih dokumentin Llojet e aksidenteve në komunikacion), por vërehet gjithashtu se ky trend është në rënie, kështu që nëse në vitin 2010 ka qenë faktor për 1.219 aksidente trafiku, në vitin 2019 ka rënë në 590 aksidente trafiku”.

Nga këto të dhëna mund të konstatohet se vetëdija e drejtuesve të mjeteve në kombinim me masat parandaluese-represive, d.m.th. matja e shpejtësisë me radarë dhe gjoba, megjithatë, kanë dhënë dhe japin rezultate si në uljen e shpejtësisë si faktor, ashtu edhe në uljen e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të vdekur dhe të plagosur, megjithëse qëllimi është ende larg, siç dëshmohet nga njoftimi i djeshëm ditor i MPB-së:

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.07.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 280 drejtues automjetesh. Prej tyre, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar. Pastaj, 136 drejtues automjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 144 jashtë vendbanimeve”.

Apasiev si shofer duhet ta dijë se çfarë do të thotë të vozitësh me 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar dhe sigurisht edhe 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.

Prandaj, sugjerimi i Apasiev, pa sqaruar kontekstin, se 350 mijë euro gjoba për 45 ditë ishte “zhvatje për së gjalli”, e kombinuar me angazhimin e “Levicës” për të kthyer “pikat e dënimit në lejet e shoferëve”, është spin populist. Rezultati përfundimtar i këtij lloj rrotullimi mund të jetë rritja e numrit të aksidenteve të trafikut me humbje të jetëve njerëzore. Në fakt, vetëm nëse shihen komentet nën postimin e Apasiev në FB dhe pëlqimet e komenteve që nuk e pranojnë mendimin e tij, shihet se spin-i nuk e arriti qëllimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button