Zakharova: Maqedonia e Veriut bëri gabim të madh me dhurimin e tankeve Ukrainës

Moska konsideron se dhurimi i tankeve T-72 nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën është një gabim i madh, tha të martën Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, raporton TASS, transmeton Portalb.mk.

“Me marrëdhënien e tij të nënshtruar ndaj NATO-s, Shkupi merr pjesë në furnizimin e Ukrainës me armë, duke kontribuar kështu në veprimtarinë kriminale të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas”, theksoi Zakharova dhe shtoi se kjo vetëm do ta përkeqësojë situatën.

Pasi javën e kaluar në rrjetet sociale u shfaqën video që tregojnë transportin e tankeve, Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë konfirmoi për “360 gradë” se ishte donacion që vendi i jep Ukrainës.

Nga Ministria thanë se bëhet fjalë për tanke të gjeneratës së tretë, të cilat me zhvillimin e teknologjisë në pak vite do të ishin jokonkurruese dhe të papajtueshme me kërkesat tona dhe përveç kësaj, për shkatërrimin e tyre në vend do të shpenzohen para, të cilat, siç thonë ata, është një aktivitet i papërshtatshëm për ushtrinë tonë.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije gjithashtu se në përputhje me vendimet e qeverisë, pajisje ushtarake iu dhuruan Ukrainës në disa raste dhe se kjo ishte në koordinim me aleatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button