Kina nuk tha asgjë kur në Tajvan erdhën ligjvënësit meshkuj amerikanë, thotë Pelosi për vizitën e saj të kontestueshme

Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi u takua me Presidentin Tajvanez Tsai Ing-wen ndërsa vizita e saj në ishull vazhdon të ketë reagime dhe dënime të ashpra nga Kina. Pelosi, zyrtarja më e lartë amerikane që vizitoi Tajvanin në 25 vjet, tha se delegacioni i saj erdhi për të bërë të qartë se SHBA nuk do ta braktisë ishullin, edhe përkundër respektimit të politikës për një Kinë, transmeton Portalb.mk.

Kina paraprakisht njoftoi se SHBA do të paguaj çmim të lartë për vizitën e Pelosit.

“Para 40 vitesh, Amerika premtoi se do të jetë gjithmonë me Tajvanin dhe sot jemi këtu për të treguar se nuk do ta lëmë kurrë përkushtimin tonë ndaj Tajvanit”, tha Pelosi.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se e kundërshton vizitën, ndërsa Joe Biden ka thënë se ushtria ka vlerësuar që kjo nuk është ide e mirë.

“Edhe pse Kina e pengon pjesëmarrjen në Tajvan në takime të caktuara, ajo nuk mund t’i pengojë njerëzit të vijnë në Tajvan për të shprehur miqësi dhe mbështetje. Mendoj se po bëjnë shumë zhurmë sepse unë jam kryetare e dhomës së përfaqësuesve, sepse nuk thanë asgjë kur erdhën burra”, tha Pelosi, duke aluduar për vizitën e gjashtë ligjvënësve amerikanë në Tajvan në prill.

Menjëherë pas mbërritjes së Pelosit, Kina njoftoi disa ditë stërvitje ushtarake në ujërat përreth Tajvanit, i cili njoftoi se kishte parë mbikalime nga më shumë se 20 avionë luftarakë kinezë dje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button