Vuiq: Në seancën gjyqësore kundër Gruevskit do t’i tregojmë të gjitha dëshmitë

Avokati i kreut socialdemokrat, Zoran Zaev, thotë se disponon me të gjitha provat që faktojnë inkriminimin e kryeministrit Nikola Gruevski në aferën e shitjes së paligjshme të shoqërisë “Banka Maqedonase”.

Miroslav Vujiq deklaron për portalin NOVATV, se në seancën e caktuar më 19 qershor, do t’i vë në dispozicion gjykatës regjistrimin e bisedës telefonike, analizën nga ekspertiza në Serbi, pagesat e kryera me anë të llogarive bankare, si dhe deklaratat e ish-guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë, Petar Goshev.

Avokati konfirmon kërkesën për zhdëmtim nga Nikola Gruevski në masën 500 mijë euro.

Vujiq thotë se, përkundër thirrjes publike të Zaev, Gruevski nuk është përgjigjur asnjëherë nëse pretendimet janë të vërteta. Avokati shpreson në gjykim të drejtë dhe të pa anshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button